E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Pagat dhe pensionet do te rriten, ne mbajme premtimet Eglantina Nasi

Ashtu sic edhe kishte premtuar me pare, qeveria do ta realizoje rritjen e re te pagave dhe pensioneve. Nje fakt i tille eshte konfirmuar se fundmi, edhe nga vete Kryeministri, Sali Berisha. Keshtu, permes nje postimi ne rrjetin social Facebook, ai ka deklaruar se premtimi i qeverise, i bere para zgjedhjeve parlamentare per te rritur pagat dhe pensionet do te realizohet. “Te dashur miq, rrogat dhe pensionet do rriten. Ne mbajme premtimet!”, ka qene perkatesisht deklarimi i tij lidhur me kete ceshtje. E kjo, pasi ditet e fundit u perfol ne media se nje vendim i tille nuk do te vihej ne zbatim, porse do te pritej qendrimi i qeverise se re rreth tij. Por kete here ka qene edhe vete Ministria e Financave, qe e ka pasuar deklaraten e Kryeministrit Berisha per implementimin e rritjes se premtuar te pagave dhe pensioneve ne rang vendi. Burimet zyrtare te saj kane konfirmuar dje per mediat, se rritja e re e pagave dhe pensioneve, eshte e parashikuar ne ligjin e buxhetit te shtetit, dhe se ajo do te jete efektive nga data 15 korrik e ketij viti. Ne kete menyre, permbushet premtimi qe qeveria ne detyre u beri qytetareve shqiptare per nje rritje te re te pagave dhe pensioneve. Kujtojme sakaq, se ne rang vendi numerohen rreth 90 mije persona buxhetore, pra punonjes qe paguhen me rroga shteterore dhe rreth 550 mije pensioniste. Ndersa fatura e perllogaritur ne buxhetin e shtetit per pagesat e tyre te pagave dhe pensioneve, ka qene perkatesisht ne vleren e rreth 2.5 miliarde lekeve.

Nderkaq, projekt-vendimi perkates i Ministrise se Financave, ka parashikuar se kjo rritje do te jete ne nivelet nga 1% deri ne 5%, sipas kategorive dhe sektoreve perkates. Ku pagat e larta do te rriten vetem me 1%, ndersa pagat e uleta 5%. Keshtu, sipas projekt-vendimit te Ministrise se Financave, paga minimale nga 21 mije leke do te shkoje ne 22 mije leke, duke pesuar nje rritje prej 5%. Kurse paga mesatare, qe tani eshte 51.3 mije leke, do te arrije ne 52. 8 mije leke, duke pesuar nje rritje prej 3%.

Kurse sa u perket pensioneve, kujtojme se ato te fshatit do te perfitojne edhe rritjen me te madhe, por edhe pensionet e qytetit do pesojne rritje te konsiderueshme.

PAGAT

Mesatarja ne sektorin

shteteror ne vitet 1995-2013

Viti Paga (leke)

1995 6.406

1996 8.638

1997 9.559

1998 11.509

1999 12.708

2000 14.963

2001 17.218

2002 19.659

2003 21.325

2004 24.393

2005 26.808

2006 28.822

2007 33.750

2008 36.537

2009 40.874

2010 45.000

2011 48.000

2012 51.300

2013 52.800

PENSIONET

Kuota mujore ne vitet 2007-2013

Viti Qyteti Fshati

2007 10.143 4.626

2008 10.957 5.158

2009 12.032 6.656

2010 12.840 7.870

2011 13.267 8.358

2012 13.712 8.873

2013 14.100 9.130

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›