E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thirrjet kundër Ramës në Facebook, Burgaj pezullon nga detyra Breçanin

brecaniTiranë- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj ka pezulluar për një afat 1-mujor nga detyra zv/drejtorin e Policisë së Tiranës Erzen Breçanit pasi dje përmes një komenti në faqen e tij në Facebook, i bënte thirrje të djathtëve të rrëzojnë Edi Ramën nga pushteti.

Dje numri dy i policisë së Tiranës, Erzen Breçani ka shfrytëzuar rrjetin social Facebook për t’i bërë thirrje të gjithë mbështetësve të Partisë Demokratike të largojnë kryeministrin e ardhshëm Edi Rama.

Brecani në komentin e tij përshëndet kryeministrin Sali Berisha, të cilin e cilëson si liderin historik të shqiptarëve. Kurse për zv/drejtorin e policisë, Edi Rama është Enver Hoxha i dytë dhe Hitler që do të gjunjëzojë shqiptarët.

Përshendetje liderit historik të shqipëtarëve Doktorr Sali Berishës e duam ndihmën tënde se jemi mësuar me ty që të na prish deri sa të largojmë pinjollët e komunistave me në krye Edvin Ramen ta largojmë këtë Enver të dytë ne që dikur studenta të 91 shembëm diktaturen Enveriste do gjejmë forcë dhe optimizem do të ngrihemi të tërë së bashku me rininë që të mos e lëmë këtë Hitler të gjunjëzojë shqiptarët,- shkruan Brecani në Facebook.

Brecani së fundmi është përplasur me deputetin e PS-së Saimir Tahiri, për kthimin tek ish-pronarët të një pallati në zonën e Petro Nini Luarasit. Sakaq vetë selia rozë ka akuzuar s ekupola e policisë së shtetit është e korruptuar dhe e kapur nga krimi.

Ndërkohë Breçani pas publikimit të lajmit ka reaguar duke thënë se faqja në Facebook është e tija, por komenti jo. Sepse sipas tij ai shpesh e lë të hapur e dikush tjetër mund të ketë shkuar në vend të tij.

Reagon në Facebook Saimir Tahiri: Të shkarkohet nga detyra

breciPas komenteve të Breçanit ka reaguar edhe deputeti socialist Saimir Tahiri, i cili ka kërkuar shkarkimin e tij.

“Shkarkoni Brecanin! Ne ka mbetur nje gram pergjegjshmeri ndaj shtetit ligjor, nje gram respekt ndaj qytetareve taksapagues, nje gram mirnjohje ndaj punonjesve te ndershem te policise se shtetit, shkarkoni Brecanin!
Shiheni ne foto, i njejti ka qene dhe i njejti eshte. Militant prane Saliut ateher, po njelloj sot.  Vetem ne kemi ndryshuar! Vendi dhe qytetaret kane ecur shume, vetem ky dhe ca te tjere bashke me Saliun, kane mbetur ne vend.
Kunder ketyre ishte klithma e qytetareve me vote shkaterruese! Kunder modelit te militantit te verber ndaj klanit dhe prijsit!  Prandaj nuk vlejne me as per ti konsideruar.  Por shkarkojeni per te treguar se shteti, ligji, pergjegjshmeria publike perball qytetareve, jane principe qe vlejne pavarsisht se kush qeveris. Dhe nqs nuk e shkarkoni dot, dilni publikisht dhe motivoni heshtjen!”,-shkruan ai në Facebook, ku ka bashkangjitur edhe këtë imazh.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›