E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Pagat e pensionet do te vazhdojne te rriten

Pagat e pensionet do të rriten gjatë këtij viti, por edhe në vazhdim. Është politike e qeverisë dhe një premtim elektoral rrija e pagave e pensioneve. Kështu deklaroi kryeministri Sali Berisha sot në mbledhjen e grupit parlamentar, ndërsa iu referua
diskutimeve në Bruksel në samitin e PPE-së, për krizën ekonomike në eurozonë.

"Kjo krizë ka përmasa shumë të thella dhe është shoqëruar me një papunësi që shkon në 43 për qind në këto vende të prekura thellë. Në diskutimet e tyre u bë një analizë e thellë e situatës por edhe një vendosmërie për të bërë çdo ndërhyrje për të ndihmuar tre vendet më të prekura si Greqia, Portugalia dhe Irlanda” theksoi Berisha ndërsa shtoi se e kundërta ka ndodhur në Shqipëri ku reformat ekonomike ishin reforma suksesi. Kryeministri tha se Shqipëria është ndër vendet e me rritjen më të madhe ekonomike në Europë

Ai tha se reformat ekonomike janë sukses i madh i qeverisë. “Shqipëria e ka administratën publike dy herë më të vogël se rajoni. Ne u angazhuar me privatizime të thellla që sollën sukses. Investimet private janë shumëfishuar në një kohë më të vështirë. Modeli ekonomik i vendit është i suksesshëm. Në pesë muajt e parë të këqij vendi janë regjistruar 20 kompani fasone”, tha kryeministri.
Kreu i qeverisë tha se ne po konsolidojmë një model ekonomik të suksesshëm.
“Ne do të rrisim performancën dhe jo taksat.

Ne kemi nevojë për lulëzimin e biznesit dhe jemi dhe vendi me taksat më të ulëta në Europë. FMN ka shprehur shqetësim për rritja rrogash, por çështja është se rritja e rrogave ka të bëjë me investimet në burimet njerëzore . Rritja e pagave e pensioneve është dhe një premtim elektoral dhe ne do ta zbatojmë”, tha kryeministri.  Ai rikonfirmoi objektivin e qeverisë për të rritur pagat e pensionet.


Më shumë nga Politika

Të gjitha ›