E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Qeveria do vazhdoje reformat e gatshme per bashkepunim me opoziten

 Kryeministri Sali Berisha flet në mbledhjen e grupit të PD-së për vizitën e tij në Bruksel, ku mori pjesë në përvjetorin e PPE-së, duke e konsideruar këtë fkat një moment historik. PE-së një moment historik për Europën. Kryeministri Berisha theksoi se i ka informuar anëtarët e PPE-së për zgjedhjet lokale në Shqipëri dhe për fitoren e Partisë Demokratike.

Ai tha se 17 kryeministra europianë në tryezën e Partisë Popullore Europiane. Sipas Berishës shumica e këtyre vendeve pejsë marrëse në këtë takim, drejtohen nga të djathtët europianë.
“
Finlanda, Moldavia, Italia, Gjermania votojnë djathtas. Të djathtët e Europës ndjekin me vendosmëri njëri-tjetrin”, tha Berisha.

“Ishte një moment i shkëlqyer për t`i informuar pjesëmarrësit për zgjedhjet në Shqipëri dhe përgëzimet ishin të përzemërta. Garantova që qeveria do të vijojë përpara me reformat dhe do të jetë e angazhuar të bashkëpunojë me opozitën duke respektuar kuadrin ligjor” theksoi Berisha.


Më shumë nga Politika

Të gjitha ›