E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Panairi i Klik Ekspo Group me i suksesshmi ne Shqiperi

/ /

Ne nje atmosfere festive nen shiun e fishekzjarreve u hap Edicioni i 17 te Panairit Nderkombetar te Tiranes. Ceremonia zyrtare ne Pallatin e Kongreseve kulmoi me viziten e Kryeministrit te Shqiperise Z.Sali Berisha. Ne Panairin Nderkombetar te Klik Ekspo Group i cili kete edicion vjen i organizuar nen logon e UFI - Organizates Boterore te Industrise se Panaireve marrin pjese mbi 350 ekspozues nga vende te ndryshme te rajonit dhe Europes.
Presidenti i shoqerise Klik Ekspo Group fillimisht i uroi mireseardhjen Kryeministrit ne kete feste te biznesit te fund nentorit. Ndihem i nderuar qe bashke me Ju po ndajme sot nje prej edicioneve me te rendesishme te Panairit te Pervitshem Nderkombetar te Tiranes i tha Presidenti i shoqerise Klik Ekspo Group.
Kryeministri Berisha u percolli organizatoreve dhe pjesemarresve ne kete panair pershendetjet me te perzemerta ndersa e cilesoi panairin si eshte nje feste te vertete te arritjeve ekonomike te biznesit shqiptar atij rajonal dhe evropian. Kryeministri u shpreh se pjesemarrja e dhjetera kompanive nga vende te ndryshme te rajonit Bashkimit Europian e me gjere me produkte nder me cilesoret e bejne kete panair nder me te suksesshmit qe eshte hapur ndonjehere ne Shqiperi.
Ne vijim Kryeministri i Shqiperise Sali Berisha i shoqeruar nga Presidenti i shoqerise Klik Ekspo Group z.Luan Muhametaj vizitoi panairin. Gjate kesaj vizite Kryeministri Berisha bisedoi me biznesmene te shumte ne stendat e Panairit.
Kryeministri Sali Berisha ne perfundim te vizites e vleresoi kete aktivitet si evenimentin me te rendesishem te biznesit qe percjell mesazhin me te madh te shpreses dhe besimit tek biznesi dhe ekonomia shqiptare. Ky eshte nje nga panairet me te sukseshem. E them me bindje edhe me i suksesshmi qe eshte hapur ndonjehere ne Shqiperi me nje pjesemarrje te gjere te dhjetra vendeve te rajonit dhe Bashkimit Evropian e me gjere me nje diversitet e larmi produktesh nga me cilesoret tha Kryeministri Berisha.
Gjate fjales se tij Kryeministri Berisha pergezoi organizatoret e Klik Ekspo Group per realizimin e ketij aktiviteti te rendesishem si nje ngjarje te madhe per jeten ekonomike te vendit dhe mbi te gjitha mes Shqiperise dhe vendeve te BE-se qe kane potenciale te jashtezakonshme per nje bashkepunim shume te ngushte ne te gjitha fushat ekonomike.
Ky Panair theksoi kreu i Qeverise vjen ne sinkron me prag festen e madhe te Pavaresise se vendit dhe heqjes se vizave me BE-ne si ngjarjet me te bukura dhe te rendesishm per per Shqiperine dhe shqiptaret eshte mesazh i madh shprese dhe besimi tek biznesi shqiptar dhe ekonomia shqiptare.
Ne kete ceremoni merrnin pjese drejtues te ministrive te trupit diplomatik biznesmene te sektoreve te ndryshem te ekonomise etj. Perfaqesuesit me te spikatur te komunitetit sipermarres shqiptar dhe atij te huaj me veprimtari ne Shqiperi me produkte cilesore e te certifikuara qe dominojne tregun e brendshem apo synojne te depertojne ne tregjet nderkombetare jane pararoja e ekspozuesve te ketij edicioni te Panairit Nderkombetar.
Ne perfundim te ceremosise Presidenti I shoqerise Klik Ekspo Group Luan Muhametaj deklaroi
Kemi qene pjese dhe indikator i rritjes se Shqiperise keto 17 vite si ajo kemi ecur me ritme te shpejta e me hapa te sigurte per te arritur tju sjellim sot nje ngjarje si kjo ku Europa Qendrore Europa Juglindore e Ballkani Perendimor perfaqesohen permes 350 emrave nderkombetare qe e shohin me vemendje tregun tone dhe shprehin me pranine e tyre vullnet per te investuar ne oportunitetin e ri Shqiperi.
Jo rastesisht Belgjika eshte Vend i Ftuar i Nderit i ketij ediconi te Panairit eshte nje shenje mirenjohje per sipermarresit belge te prirur drejt investimeve strategjike ne Shqiperi dhe nje falenderim qe ne kohen e Presidences se saj Europiane Shqipetareve iu njoh e drejta e shumepritur per te levizur te lire. Falenderoj bashkepunetoret tane te Agjencise se Eksporteve te Vallonise qe e bene te mundur kete prani.
Shpreh vleresimin ndaj sipermarrjes shqiptare te pranishme por edhe asaj jashte kontureve te ekspozimit qe do te jete po njelloj aktive permes kontakteve dhe takimeve te biznesit me sipermarresit e huaj. Edhe nje here kthej vemendjen nga Kosova qe te gjithe kemi dashur ta kemi te perfaqesuar perkrah Pavioneve te Shteteve si shteti me i ri qe prezantohet ne menyre shembullore me sipermarres te spikatur fale edhe nismave te GTZ Kosove.
Edicioni i 17-te i Panairit te Pervitshem Nderkombetar permes Pavioneve te Shteteve do te risjelle pjesemarrjet e organizuara shteterore te sipermarresve nga Evropa Qendrore e Juglindore Ballkani Perendimor e deri Azia. Perfaqesohen denjesisht sipermarres nga Belgjika Polonia Kroacia Serbia Greqia Italia Austria Bosnje Hercegovina Maqedonia Kosova Turqia Bullgaria Irani e te tjera shtete perhere te orientuara drejt bashkepunimit dhe nderveprimit me Shqiperine.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›