Gjykata Banda e Lushnjes tentoi te dubloje shtetin
Per pese te pandehurit e tjere Afrim Hoxha Erion Cili Arjan Alico Jorgo Muzaka e Rexhep Gina gjykata vendosi nje total prej 75 vjetesh burg. Pas 120 seancash gjyqesore togat e zeza te Krimeve te Renda i dhane fund dje shqyrtimit gjyqesor te te akuzuarve si anetare te bandes se Lushnjes organizates kriminale qe tentonte te dublonte
shtetin ne Lushnjen e viteve 1997-2005.
Vendimi u shpall nga kryesuesi i peseshes gjykuese gjyqtari Gerd Hoxha. Vendimi i arsyetuar kapte nje total prej 100 faqesh. Kryesuesi i trupes gjykuese Gerd Hoxha referoi permbledhtazi momentet e krijimit te organizates famekeqe te cilesuar si banda e Lushnjes veprimtarine e saj kriminale perfshirjen e disa prej te pandehurve ne te dhe ne perfundim denimet per gjithsecilin. Sipas vendimit te gjykates momenti kyc ne krijimin e organizates kriminale ishte vrasja e Ramadan Shkurtit vellait te Alfred Shkurtit i njohur edhe si Aldo Bare. Sipas gjykates per shkak te vrasjes se Ramadan Shkurtit nga ana e Artur Dajes vellai i tij Aldo Bare krijoi banden e Lushnjes per tu hakmarre. Aldo Bare kishte rol dhe autoritet te padiskutueshem ne organizate thuhej ne vendimin e gjykates. Po sipas vendimit pas ngritjes se organizates vec veprimtarise kriminale ajo eshte perfshire ne veprimtari ekonomike ne qytetin e Lushnjes. Keto veprimtari shtriheshin ne Lagunen e Karavastase ne shoqerine e Sport-Klub Lushnjes ne bingon e qytetit e te tjera. Gjykata permendi edhe bazen e bandes ne Lushnje ate te Komisariatit nr.2 i cili ishte ngjitur me komisariatin e policise se qytetit. Anetaret ekspozoheshin ne rruge te armatosur dhe te veshur me uniforma policie per te dhene idene se ishin te paprekshem dhe se ishin ata shteti thuhej ne vendim. Ne vendim gjykata kishte perjashtuar nga organizata kriminale emrat e te pandehurve Afrim Hoxha dhe Rexhep Gina. Sipas gjykates ne dosje nuk ekzistonin prova te mjaftueshme per te faktuar perfshirjen e Hoxhes dhe Gines ne organizate. Gjykata vlereson se nuk ka prova te mjaftueshme ndaj Rexhep Gines per akuzen e shkaterrimit te prones me zjarr ne dem te Shkelqim Haxhiut. Kjo per shkak se ne proces i demtuari pohoi se te dhenat i kishte mesuar nga persona te trete. Gjithashtu deshmia e tij u mor me rezerva nga gjykata pasi gjate deshmise ai akuzoi drejtperdrejt te pandehurin Gina per vrasjen e djalit te tij u shpreh gjykata.
VENDIMI
Ne nje salle te tejmbushur me familjare te te akuzuarve dhe me forca te shumta te policise gjykata shpalli verdiktin qe vulosi gjykimin e bandes se Lushnjes tek Krimet e Renda. Ne qeline e salles se gjyqit ndodhej vetem i pandehuri Rexhep Gina ndersa per te pandehurit e tjere ishin prezente avokatet e tyre. Sipas vendimit Arben Borici u shpall fajtor per gjashte vrasje te kryera ne kuader te organizates kriminale e pjesemarrje ne organizate dhe u denua perfundimisht me burgim te perjetshem.
E njejte ishte masa e denimit edhe per te pandehurin Ilir Stergu denim te cilin do ta vuajne ne nje burg te sigurise se larte. Sipas vendimit ata ishin autore te vrasjes me paramendim te Xhevat Demirit Nimet Zenelit Masar Aliut dhe Luan Bilbilit. Te fajshem ata u deklaruan edhe per vrasjet me paramendim mbetur ne tentative per Nimet Zenelin dhe Gramoz Selmanin. Ndersa per vrasjen e shtetasit Idajet Beqiri gjykata pohoi se vepra penale u kualifikua si vrasje e thjeshte pasi ne te nuk ekzistonte paramendimi. Po ashtu fajtore ata u shpallen edhe per veprat penale te Mbajtjes pa leje te armes luftarake dhe Shkaterrimit te prones me zjarr. E vetmja akuze kundrejt te ciles Borici dhe Stergu moren pafajesi ishte ajo e dhunimit te varreve per shetitjen e kokes se Artur Dajes ne Lushnje. Gjykata e pushoi kete akuze ndaj tyre pasi vepra penale ishte parashkruar kur dosja eshte derguar per gjykim. I pandehuri Afrim Hoxha u denua dje perfundimisht me 18 vjet heqje lirie per akuzen e vrasjes me paramendim te shtetasit Xhevat Demiri. Ne masen e denimit ai perfitoi ulje per shkak se gjykata arsyetoi se kjo veper nuk eshte kryer ne kuadrin e organizates kriminale. Te pandehurit Erion Cici gjykata i dha denimin me 10 vjet heqje lirie per vepren e shkaterrimit te prones me zjarr. Per shkak se ai eshte duke vuajtur nje denim te meparshem ne bashkim te denimeve gjykata caktoi perfundimisht per te 25 vjet burg. Njekohesisht denimi i meparshem i fshiu atij akuzen e pjesemarrjes ne organizate kriminale pasi per te eshte denuar ne ate proces.
Sipas vendimit te djeshem i pandehuri Arjan Alico u denua me 6 vjet heqje lirie. Ai u shpall fajtor per vepren penale te vjedhjes me dhune. I pandehuri Jorgo Muzaka Agur Musaku u denua me 10 vjet heqje lirie per vepren penale te shkaterrimit te prones me zjarr te kryer ne kuadrin e organizates kriminale.
Ndersa per te pandehurin Rexhep Gina gjykata vendosi denimin e tij me 16 vjet heqje lirie. Ai u shpall fajtor per vrasjen me paramendim mbetur ne tentative ndaj Arben Kicjes veper qe sipas gjykates nuk ishte kryer per llogari te bandes. Ndersa per akuzen e shkaterrimit te prones me zjarr ai u shpall i pafajshem.
Veprimtaria e Bandes se Lushnjes
Referuar akt-akuzes se Prokurorise per Krimet e Renda pas vrasjes se vellait te tij i pandehuri Aldo Bare me qellim hakmarrjen ndaj shtetasit Artur Daja shokeve miqve dhe te afermve te tij krijoi te ashtuquajturen bande e Lushnjes. Ne vijim pohohen episodet per te cilat prokuroria i dergoi te pandehurit e kesaj dosjeje ne gjykate.
Ne muajin korrik te vitit 1997 ne qytetin e Lushnjes eshte vrare me arme zjarri shtetasi Ramadan Shkurti i vellai i te pandehurit Alfred Shkurti me emer te ndryshuar Aldo Bare. Ne kete date i pandehuri Aldo Bare se bashku me shtetasit Ramadan Shkurti Enver Rabija dhe Bardhyl Rabija jane nisur me nje autoveture ne drejtim te lokalit ku ndodhej Artur Daja. Kur jane afruar rreth disa metra i pandehuri Aldo Bare se bashku me personat e tjere te ndodhur ne automjet kane qelluar me arme zjarri ne drejtim te lokalit ku ndodhej edhe shtetasi Artur Daja. Pas fillimit te goditjes edhe nga ana e lokalit kane nisur te qellojne ne drejtim te automjetit. Gjate shkembimit te zjarrit ka mbetur i vdekur shtetasi Genci Kashari brenda ne veranden e lokalit ku ndodhej edhe shtetasi Artur Daja. Po ketu nen shoqerine e Artur Dajes ndodheshin familjare te tij shtetasi Gramoz Selmani etj. Pas shkembimit te zjarrit i pandehuri Aldo Bare se bashku me shtetasin e plagosur aty Enver Rabija jane larguar me nxitim nga vendi i ngjarjes duke vazhduar te qellonin here pas here ne drejtim te lokalit. Ne vendngjarje dhe pikerisht ne automjet mbeten te plagosur shtetasit Ramadan Shkurti vellai i te pandehurit Aldo Bare dhe Bardhyl Rabija. Nga shkembimi i zjarrit mbetet i plagosur po ashtu dhe shtetasi Artur Daja i cili afrohet ne automjetin ku ndodheshin Bardhyl Rabija dhe Ramadan Shkurti i qellon me arme zjarri duke iu shkaktuar vdekjen. Ndermjet shtetasit Artur Daja dhe te pandehurit Aldo Bare ka filluar nje konflikt qe nga viti 1996. Per vrasjen e vellait te tij i pandehuri Aldo Bare ka akuzuar Artur Dajen. Per kete arsye se bashku me grupin e tij i pandehuri Aldo Bare ka tentuar disa here te vrase shtetasin Artur Daja.
Krijimi i bandes
Sipas akuzes fillimisht ne banden e Lushnjes u mblodhen te pandehurit Ilir Stergu Afrim Hoxha Arben Borici Enver Borici Enver Dondollaku shoke miq dhe te aferm te pandehurit Aldo Bare e vellait te tij Ramadan Shkurtit te vrare tashme. Pikerisht ne kete periudhe me date 03.08.1997 ne qytetin e Lushnjes eshte vrare me arme zjarri shtetasi shqiptaro-maqedonas Xhevat Demiri. Ne hyrje te qytetit te Lushnjes viktima se bashku me familjare te tij jane ndaluar nga kater persona te armatosur ku ndermjet tyre ishin edhe te pandehurit Ilir Stergu dhe Afrim Hoxha Enver Dondollaku dhe Aldo Bare. Pasi kane vene maskat ne koke ata kane qelluar ne drejtim te shtetasit Xhevat Demiri i cili kishte zbritur nga furgoni duke i shkaktuar atij vdekjen.
Ekzekutimi i Nimet Zenelit
Me date 13.02.1998 ne vendin e quajtur Kolonje te rrethit Lushnje eshte vrare me arme zjarri shtetasi Nimet Zeneli. Ne rrugen automobilistike persona te armatosur ku ndermjet te tjereve edhe te pandehurit Arben Borici e Ilir Stergu Enver Dondollaku dhe Aldo Bare i kane zene prite fuoristrades Toyota me targa FR 8079 A. Personat e armatosur pasi kane pare furgonin te afrohej kane qelluar me arme automatik ne drejtim te tij. Ne fuoristrade udhetonte shtetasi Gramoz Selmani shoku i ngushte i shtetasit Artur Daja si dhe shtetasit Masar Aliu dhe Nimet Zeneli shoke te shtetasit Gramoz Selmani. Ky i fundit pas goditjes nga grupi i Aldo Bares me qellim per tu shmangur nga goditja e grupit fshihej tek shtetasit e siperpermendur. Menjehere shoferi i furgonit shtetasi Masar Aliu ka nxjerre nga rruga makinen dhe te tre personat jane larguar me vrap. Te pandehurit Arben Borici dhe Ilir Stergu kane ndjekur me vrap dy shtetasit Nimet Zeneli dhe Masar Aliu duke qelluar me arme ne drejtim te ketyre te fundit. Gjate ndjekjes Nimet Zeneli eshte plagosur me arme zjarri dhe nuk ka mundur te largohej. I pandehuri Ilir Stergu se bashku me te pandehurin Arben Borici i jane afruar te plagosurit dhe kane qelluar ne drejtim te tij duke i shkaktuar edhe vdekjen. Ndersa dy shtetasit e tjere Gramoz Selmani dhe Masar Aliu kane mundur ti shpetonin ekzekutimit.
Djegia e shtepise
Ne gusht te vitit 1998 eshte djegur me ane te zjarrit banesa e shtetasit Shkelqim Haxhiu. Persona te armatosur ku ndermjet tyre edhe te pandehurit Ilir Stergu Arben Borici Enver Borici Erion Cici Jorgo Muzaka Rexhep Gina ne bashkepunim me te pandehurit e tjere Aldo Bare Enver Dondollaku dhe shtetasin e vrare Leonard Prifti diten e ngjarjes kane shkuar ne shtepine e shtetasit Shkelqim Haxhiu. Pasi nuk kane gjetur personat qe kerkonin ata i kane vene zjarrin shtepise dhe kane marre me vete disa nga banoret. Ngjarja ne fjale eshte e lidhur me nje ngjarje tjeter e ndodhur ne Lushnje ne te njejten dite. Paraditen e dites se ngjarjes eshte bere goditje me antitank te nje makine ne Sul Zotaj Lushnje ku ndodhej edhe drejtuesi i grupit kriminal i pandehuri Alfred Shkurti. Ne vendngjarje ka qene edhe furgoni i shtetasit Shkelqim Haxhiu nga ku eshte qelluar me antitank dhe arme zjarri ne drejtim te makines ku ndodhej i pandehuri Aldo Bare dhe pjesetare te tjere te bandes se tij.
DENIMET
Arben Borici burg perjete
Ilir Stergu burg perjete
Afrim Hoxha 18 vjet
Erion Cili 25 vjet
Arjan Alico 6 vjet
Jorgo Muzaka 10 vjet
Rexhep Gina 16 vjet
Armand Bajrami