Aksidentet 3 vete humbin jeten
Nje cift i moshuar bashkeshortesh nga fshati Pojan i Korces gjeten vdekjen pasi mjeti furgon ne te cilen ata ndodheshin si pasagjere doli nga rruga dhe perfundoi ne nje kanal. Ndersa ne Puke 22-vjecari Durim Nikolla ra ne lumin Fan me fuoristraden qe drejtonte. Sipas policise se Korces ngjarja me pasoje vdekjen e Sabri dhe Ajko Risit ndodhi mengjesin e djeshem ne nje rruge rurale te fshatrave Plase dhe Pendavinj. Te dy te moshuarit Sabri Risi 73 vjec dhe Ajko Risi 75 vjece udhetonin nga fshati i tyre Pojan ne drejtim te Korces beri te ditur policia. Sipas burimeve policore
mjeti furgon me targe KO 415 A drejtohej nga shtetasi Fatri Xhihani bashkefshatar i viktimave. Mjeti po udhetonte me pasagjere nga fshati Pojan per ne drejtim te Korces kur ne afersi te fshatit Pendavinj ka dale nga rruga duke perfunduar ne nje kanal. Sipas te dhenave te policise ne mjet krahas dy te moshuarve qe humben jeten jane ndodhur edhe udhetare te tjere mes te cileve edhe djali i shoferit por ata pesuan demtime te lehta trupore. Vete drejtuesi 51-vjecari Xhihani ka pesuar nje frakture te lehte ne dore. Ai u arrestua pas aksidentit te rende per shkelje te rregullave te qarkullimit rrugor. Policia tha se 51-vjecari jo vetem po levizte me shpejtesi ne rrugen dytesore por nga qendrimi qe mbante pas aksidentit ai nuk paraqitej ne gjendje normale psikologjike. Sipas eksperteve te qarkullimit furgoni nuk ka rene nga ndonje lartesi e madhe por ka qene shpejtesia ajo qe ka shkaktuar dy viktima ne kete aksident automobilistik. Nderkohe ne lumin Fan mbytet shoferi i nje fuoristrade trupi zbulohet pas 12 oresh kerkime. Burime nga policia e Pukes bejne te ditur se shkaku i ngjarjes ka qene erresira dhe manovrimi i gabuar. Aksidenti me pasoje vdekjen mendohet te kete ndodhur mbremjen e se merkures ne aksin Fushe Arrez-Gjegjan ne vendin e quajtur Tuneli i Gojanit. Sipas informacioneve nga komisariati i policise ne Puke mesohet se rreth ores 2230 te se merkures nje telefonate ne numrin 129 te salles operative te ketij komisariati ka njoftuar se nje automjet tip fuoristrade me targa te Lacit ka dale nga rruga duke rene rreth 50 m poshte ne ujerat e lumit Fan. Fuoristrada drejtohej nga 22-vjecari Durim Nikolla banues ne qytetin e Lacit. Me te marre njoftim ne vendin e ngjarjes mberriten sherbimet e Njesise Rajonale te Qarkullimit Rrugore te Shkodres dhe Pukes si dhe polumbaret e FNSH-se. Ata u futen ne ujin e ftohte te Fanit dhe kerkuan gjate gjithe nates se te merkures ne kushte te kufizuara te shikimit per gjetjen e trupit te drejtuesit te mjetit. Vetem pas 12 oresh kerkime rreth ores 10.30 te dites se enjte forcat e policise kane arritur te gjejne trupin e 22-vjecarit Nikolla rreth 10 km larg vendit ku ndodhi aksidenti. Nga keqyrja paraprake e vendit te ngjarjes rezultoi se shkak i aksidentit ka qene nje manover e gabuar e viktimes. g.a/r.d
Lushnje perplasen mjetet 6 te plagosur
LUSHNJE - Gjashte persona mbeten te plagosur si pasoje e nje aksidenti qe ndodhi ne aksin Lushnje-Rrogozhine. Sipas policise nje furgon pasagjeresh u aksidentua dje pasi u perplas me nje mjet. Furgoni i pasagjereve me targa LU 20 65C u perplas me nje Benz me targe TR 7465 G beri te ditur policia. Mesohet se te gjithe te plagosurit ishin pasagjere te furgonit. Ata u derguan ne spitalin e Lushnjes nga ku mesohet se jane jashte rrezikut per jeten. Burime te policise bene te ditur se pas ngjarjes drejtuesi i Benz-it eshte larguar. Pas hetimeve te kryera rezultoi se ka qene pakujdesia e te dyja mjeteve dhe shpejtesia e madhe e tyre ajo qe coi ne aksidentin e rende por fatmiresisht pa viktima. Burime spitalore ne Lushnje bene te ditur se te lenduarit nuk kishin pesuar plage te renda dhe asnjeri prej tyre nuk perbente rrezik per jeten ne momentin e mberritjes. m.r