Berisha Papa Vojtila frymezimi i popujve te shtypur per liri dhe dinjitet njerezor
“Sot ne nderojmë 33-vjetorin e Pontifikatit të Papa Gjon Palit II, përvjetor i rëndësishëm ky në mbarë botën. Për katolikët, myslimanët dhe njerëzit e të gjitha besimeve, sepse në krye të Selisë së Shenjtë, Zoti solli Papën e Lirisë, Papën Vojtila”.
Kështu është shprehur me rastin e hapjes së ekspozitës për 33-vjetorin e pontifikimit të Papa Gjon Palit II, kryeministri Berisha i pranishëm në ceremoninë e rastit.
Sipas tij, Papa Vojtila ka qenë dhurata më e madhe që kombi i madh polak i ka bërë njerëzimit.
“Papa Gjon Pali II udhëhoqi jo vetëm Kishën Katolike, por frymëzoi popujt e shtypur të Evropës në përpjekjet e tyre për liri dhe dinjitet njerëzor.
Mesazhi i tij hyjnor drejtuar polakëve dhe të gjithë popujve të shtypur ‘Mos kini frikë’ do të mbetet thirrje e përjetshme për liri, për të gjithë ata të cilët vuajnë nga regjimet shtypëse dhe barbare”, tha Berisha.
Duke theksuar se për shqiptarët, Papa Gjon Pali II mbetet një nga miqtë më të çmuar në historinë e tyre kombëtare.
“Në takimin e parë me të në Selinë e Shenjtë, do të më rrëfente se ai lutej çdo ditë për Shqipërinë.
Askush asokohe, nuk kishte ndjekur më me vëmendje dhe përkushtim tragjedinë e madhe të shqiptarëve nën regjimin e Enver Hoxhës.
Ndjenjat e tij miqësore, dashurinë e tij për shqiptarët do ta dëshmonte me vizitën e parë në vendin tonë, i përzgjedhuri si i pari në Ballkan, një vizitë unike kjo në historinë e Vatikanit.
Para se të largohej, në një bisedë tërësisht private, Papa Vojtila do të më shprehej se për atë, ajo ishte një ditë ngjallje dhe kjo ishte e vërtetë”, shtoi më pas kreu i qeverisë.