Shperthen bombola e gazit ne Tirane lendohen dy persona
Një shpërthim ka ndodhur pranë drejtorisë së Policisë së Tiranës gjatë orëve të drekës së sotme.
Mësohet se shkak për këtë ngjarje ka qene shpërthimi i një bombole gazi në një lokal në rrugën rr. “Naim Frashëri”.
Si pasojë e këtij shpërthimi, është dëmtuar një shtetase e cila ishte duke gatuar në lokal si dhe një kalimtar i rastit.
Të dy të lënduarit janë dërguar në spitalin ushtarak për marrjen e ndihmës mjekësore.
Përveç dy të lënduarve, ky shpërthim ka shkaktuar edhe dëme materiale brenda dhe jashtë lokalit.
Sipas policisë, 3 makinave në afërsi të lokalit u janë thyer xhamat nga të cilat është plagosur edhe kalimtari i rastësishëm në vendin e ngjarjes.
Burime nga Policia, bëjnë të ditur se ngjarja është dokumentuar si aksidentale.