Elbasani ka pritur 250 operatore turistike polake

Bashkia Elbasan dhe agjencitë e turizmit në këtë qytet, kanë pritur 250 operatorët turistikë polakë.
Qëllimi i këtij takimi të organizuar në një nga komplekset e njohura turistike në lagjen Kala, ka qenë përfshirja e agjencive turistike elbasanase në mbledhjen e asamblesë së përgjithshme të dhomës së tregtisë polake, e cila është duke u mbajtur në Shqipëri nga 12-16 tetor.
Kryetari I Unionit të Operatorëve të Turizmit Shqiptar, Sadik Malaj, u shpreh se ministria e turizmit kulturës rinisë e sporteve është duke konkretizuar prioritetin e qeverisë shqiptare për zhvillimin e turizmit në vendin tonë.
Kështu, po bëhen përpjekje për sjelljen sa më shumë prurjeve turistike për të bërë promocionin e nevojshëm.
Gjatë vitit 2011-2012, priten që në Shqipëri të vijnë rreth 100 mijë turistë polakë.
Veç destinacioneve të rëndësishme turistike të vendit tonë siç është vija bregdetare, ky takim po shfrytëzohet edhe për promovimin e turizmit në qendra të rëndësishme turistike me karakter histori e kulturor në qytete të tilla si në Elbasan, Krujë, Fier, Berat Shkodër etj.
Përfaqësuesit polakë kanë shprehur përshtypjet e tyre nga udhëtimi në Elbasan duke nënvizuar faktin se janë mrekulluar nga pasuritë turistike që ofron vendi ynë, ndërkohë qe janë shpërndarë 250 fletë palosje turistike nga qyteti i Elbasanit.