Berisha: Parlamenti grek hoqi 11 imunitete për fondet e IPARD-it

TIRANË, 16 prill /ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në Kuvend, solli si shembull reagimin e autoriteteve në Greqi në lidhje me abuzimet me fondet e IPARD
Berisha deklaroi se në Republikën Helenike janë marrë masa ndaj zyrtarëve të përfshirë, duke përmendur heqjen e imunitetit për 11 deputetë.
“Në republikën helenike, 10 ditë më parë, parlamenti, të dashur qytetare dhe qytetare, hoqi imunitetin e 11 deputetëve vetëm për IPARD-in. Dhe meqenëse rastisi që njërin prej tyre e njihja, pyeta për të.
“Absolutisht i vetmi moment që kishte telefonuar njëherë dhe pyetur se ç’po bëhej drejtoreshën e IPARD-it në Greqi. Kaq ishte. Dhe për kaq hoqi 11 imunitete”, tha Berisha.
Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se, sipas tij, mbron persona të përfshirë në afera me fondet IPARD dhe madje i promovon në poste publike. Sipas tij, ish-ministrja Frida Krifca është shembulli i kësaj mbrojtje qeveritare.
/m.q/a.f/