Berisha: Parqe te shumte qe Rama te mos ndaloje cicerimen Luljeta Ndoka
Kryeministri, Sali Berisha ka zgjedhur t'i shohe nga afer maketet, te cilat do te sjellin dhe ndryshimin panoramik te kryeqytetit. Pasi eshte njohur me te gjitha detajet e maketeve per zgjatimin e bulevardit te ri dhe rehabilitimin e lumit te Tiranes, Berisha ka shigjetuar ish-kryetarin e Bahskise se Tiranes Edi Rama, qe sipas tij, betonizoi Tiranen duke i marre frymen asaj. "Tani, ish-kryetari do te kete parqe te panumerta per te bere ciu-ciu nga mengjesi gjer ne darke. Edhe ne moshen dixhitale e sollem, keshtu qe te vazhdoje", nenvizoi Berisha. Keshtu, i shoqeruar dhe nga kryetari i Bashkise se Tiranes, Lulzim Basha kryeministri Berisha u njoh me detajet e maketeve qe konkurrojne per te vene ne jete projektin e kesaj bashkie per zgjatimin e Bulevardit dhe rehabilitimin e Lumit te Tiranes. Basha i ka shpaguar kreut te qeverise nje e nga nje te gjitha detajet e maketeve, qe pritet te perzgjidhen per te shnderruar veriun e Tiranes ne nje qyteze moderne. Por, nga ana tjeter, kryeministri Berisha nuk mund te anashkalonte praktiken e ndjekur deri me tani ne infrastrukturen e ketij qyteti, ku per vite me radhe kishte si kryeceshtje vetem betonizimin. "Urbaniste te reputacionit boteror kane dhene pergjigjet me te shkelqyera me terheqese, me te qendrueshme, me planin e tyre te ri, me projektin e tyre per Tiranen e shekullit te 21", u shpreh Berisha. Duke iu referuar pikerisht asaj cfare eshte e rendesishme per kryeqytetin, kreu i ekzekutivit kerkoi nga studioja qe do te jete fituese e ketij konkursi qe te mundesoje realizimin e tre elementeve ne projekte, bulevardi, lumi dhe parqet. Kjo pasi ne vleresimin e tij, Tirana do ishte krejtesisht tjeter. Nderkohe qe gjate fjales se tij, kryeministri shigjetoi ashper drejtimin e kesaj bashkie nga qeverisja socialiste. "Per 8 vite Tirana nuk njohu asnje zhvillim, jo se nuk kishte urbaniste e arkitekte, por sepse babezia kthehu gjithcka te betoni dhe leja e ndertimit, dhe leje pas leje beton pas betoni Tirana u shnderrua ne nje qytet qe po humbiste frymemarrjen e saj, por rendesi te madhe ka qe ne te gjithe sot shohim nje dimension i cili i jep Tiranes ate gjelberim qe ka te kodrat e liqenit dhe kompleksi nga kodrat e liqenit te Kodrat e Paskuqanit do jete nder me te bukurit, gjelberuarit dhe funksionalet. Shpreh mirenjohje per qytetaret qe me 8 maj u ndane nga blloku dhe bllokistet, tashme kryetari do kete parqe te beje ciu ciu nga mengjesi deri ne darke", nenvizoi kryeministri Berisha. Gjate vizites se tij ne Muzeun Historik Kombetar, kryeministri u shpreh se me kete vizite i bashkohet qytetareve te Tiranes, te cilet po ndjekin me interes e kersheri keto projekte, pas procesit te konsultimit me ta, qe ka iniciuar Bashkia e Tiranes, per te terhequr opinionet e tyre per perzgjedhjen e projektit fitues. "Cdo qytetar i Tiranes dhe cdo qytetar shqiptar - tha Kryeministri - ka te drejte te enderroje e kerkoje te kete ne Shqiperi, nje nga metropolet me te bukura e te zhvilluar te rajonit, te kete nje metropol simoter te metropoleve te medha evropiane. Ndaj ky perben nje zhvillim historik".