E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gërdeci, gjykata jep sot vendimin për 29 të pandehurit

TIRANE - Gjykata e Tiranës pritet të japë sot vendimin për 29 të pandehurit e procesit ‘Gërdeci’. Një javë më parë gjyqtari Ridvan Hado caktoi datën 12 mars, ora 10:00, për shpalljen e vendimit, për shkak të kompleksitetit dhe volumit të çështjes në shqyrtim.

Organi i akuzës ka kërkuar burgim të përjetshëm për ish drejtorin e MEICO-s Ylli Pinari, për pronarin e kompanisë Alba Demil, Mihal Delijorgji si edhe për administratorin e kompanisë së demontimit në Gërdec, Dritan Minxhollin.
Ndërsa 8 vite burg janë kërkuar për ish-shefin e Shtabit të Ushtrisë Luan Hoxha dhe 23 vite burg për Sokol Ngjecin.

Shpallja e vendimit ka ngjallur interesim si nga ana e të pandehurve, pjesa më e madhe e të cilëve kanë qenë në sallë ashtu edhe nga ana e familjarëve të viktimave.

Në 15 mars përkujtohet 4 vjetori i tragjedisë në Gërdec, ku humbën jetën 26 persona, mbi 300 të tjerë u plagosën si dhe u dëmtuan shumë banesa e biznese.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›