E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Pas infrastruktures rrugore bujqesia prioriteti yne

Kryeministri Berisha ka marrë pjesë në inaugurimin e aksit rrugor Fier -Cakran 15 km, një investim ky me vlerë 300 milion lekë.

Kryeministri tha se kjo është një rrugë e ndërtuar me parametra të larta, nga e cila përfitojnë 20 mijë banorë dhe qe ka një ndikim të fuqishëm në jetën e të gjithë banorëve për bujqësinë.

“Prandaj prioriteti ynë, - është shprehur kryeministri Berisha, - në vazhdim do të jetë bujqësia, pasi të kemi përfunduar të gjitha akset rrugore dhe ta bëjmë Shqipërinë më rrjetin rrugor me modernë në Europë”.

“Ndërtimi i infrastrukturës është kushti bazë që ju të jetoni dhe të begatoni njëlloj si fermerët Europiane, ne jemi përqendruar totalisht në rrugë, por ju garantoj se katër vitet e tjera projekti ynë numër një do të jetë vaditja.

Ne që po ndërtojmë infrastrukturë të njëjte më lagjet e qyteteve, në çdo komunë dhe kudo në vend, ne do të bëjmë që ju të vadisni të mbjellat, drurët tuaj frutorë, me sistemet më modernë të vaditjes dhe të merrni prodhimet më të larta, prodhimet më të mira.

Ndaj dhe thirrja ime vëllazërore është, mbillni sa më shumë ullinj, mbillni sa më shumë dru frutorë.

Imagjinoni ju paraardhësit tanë, në çfarë kushtesh ishin, dhjetë herë më të vështira se tonat dhe lanë një trashëgimi prej 5 milion rrënjësh ulliri.

Ne brenda dy viteve që vijnë duhet të kemi të kemi të mbjellura 20 milion të tjera dhe të vështrojmë të shohim për 20 milion rrënjë të tjera më shumë për katër vitet e tjera. Ne këtë tokë shumë cilësore këtë tokë të begatë, këtë tokë shumë pjellore, duhet ta shndërrojmë në kopshtin më të bukur më të madh të Europës dhe do ta realizojmë këtë.

Ndaj dhe qeveria do të ndërtojë rrugët ujësjellësat, kanalizimet, vaditjen kurse ju me mundin djersën mundin tuaj duhet ta qëndisni tokën më bukur se çdo vend tjetër. Ne jemi burrat dhe gratë, banorët e këtij vendi që kemi shndërruar në realitet ëndrrat më të bukura me shekullore të kombi. Ne u bëmë të lirë, ne jemi anëtarë të NATO-s, ne kaluam nga njëri prej tre vendeve më të varfra të planetit në grupin e vendeve me të ardhura të mesme të larta”, iu drejtua ai banorëve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›