E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama serish Pushteti na vodhi votat

Opozita duhet të tregojë forcë të madhe ndaj kësaj mazhorance, lidhur me projektin e integrimit me Bashkimin Evropian.

Kështu u shpreh kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, gjatë fjalës së mbajtur sot në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të kësaj force politike, duke ia adresuar qeverisjes atë që ai e quajti “izolim” në raportet në lidhje me BE-në.

Duke mos mbajtur asnjë përgjegjësi lidhur me pengesat që opozita me aksionet e saj ka kryer në lidhje me integrimin e vendit, ai tha se madje i takon pikërisht asaj që ta çojë përpara këtë proces.

Ndërsa në lidhje me zgjedhjet e 8 Majit, pasi u uroi fitoren përfaqësuesve socialistë që kanë fituar bashkitë dhe komunat e vendit për detyrën e tyre, ai përsëriti sërish akuzën e tij se opozitës iu vodhën votat nga pushteti.

Sipas tij, misioni dhe detyra e Partisë Socialiste është ajo e hapjes së një rruge të re.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›