Berisha: Pasardhësit e bunkerit uzurpuan kreun e opozitës
20 shkurti i vitit 1991 ka hyrë në kujtesën historike të popullit shqiptar si dita kur u përmbys monumenti i diktatorit Enver Hoxha, i vendosur në qendër të kryeqytetit.
Me këtë rast në ambjentet e Muzeut Historik Kombëtar është përuruar Pavijoni i Terrorit Komunist ku ka marrë pjesë edhe kryeministri i vendit Sali Berisha,kryeparlamentarja Topalli dhe ministri i kulturës Aldo Bumçi. Në fjalën tij kryeministri Berisha sulmoi sërish kreun e opozitës se ka rikthyer bllokun me anë të psikologjisë së tij si dhe ka mbajtur peng integrimin e vendit në BE.
“Sot, pasardhësit direkt të bunkerit që përmbysëm 21 vjet më parë, jo vetëm nuk kanë shprehur për asnjë moment pendesën e tyre, por ata kanë uzurpuar kreun e partisë kryesore opozitare të vendit dhe natyrisht nuk janë rikthyer dot në bllok, por kanë rikthyer bllokun me të gjithë psikologjinë e tij. Këta shokë, ose zotërinj bllokuan për dy vite procesin e integrimit të vendit duke dëshmuar se interesi i tyre, se doktrina e etërve të tyre është më parësore se interesi i shqiptarëve dhe vendit” theksoi Berisha.
Sipas Berishës, kjo datë e rëndësishme ndan dekadat e shtypjes ekstreme, poshtërimin më çnjerëzor, kujton datën në të cilën mijëra shqiptarë me një guxim e kurajë të pabesueshme të përmbysin jo bronzet metalike, por të përmbysin në Tiranë bronzet e gjalla, të cilat vite pas vdekjes së tij vazhdonin me krenari kriminale rrugën e tij.
“Evropa ka njohur në historinë e saj diktatorë nga më të ndryshëm, por ajo ka të regjistruar në memorjen e vet dy më mizorët, Hitlerin dhe Enver Hoxhën. Hitleri mbi baza racizmi ndërmori krimet më monstruoze, Hoxha si Hitleri pas luftës, organizoi mbi bazën e luftës së klasave terrorin më të paparë ndaj një kombi në Evropë” shtoi më tej kryeministri.
Sipas Berishës, në stendat e kësaj ekspozite ne do njihemi me qëndresën sakrificën, burrërinë, heroizmin e qindra mijëra grave dhe burrave që u flijuan vetëm e vetëm se ata njësoj si ne besonin te Zoti, donin të flisnin të lirë, donin që vendi i tyre të ecte drejt Evropës, të bashkohej me kombet e qytetëruara evropiane.
Ai theksoi se në këto stenda mungojnë shumica, mijëra heronj të pakënduar. “Çfarëdo që të bëjmë ne sot e kemi të vështirë t`i shpjegojmë brezit që vjen ato që përjetoi vendi i tyre, por kurrë nuk duhet të heshtim që kjo të mos mund t`i ndodhë më kombit shqiptar. Ky komb ka historinë e vet, por historia e diktaturës është më e dhimbshme dhe më e pamerituar e kombit shqiptar” theksoi më tej Berisha.
Në këtë pavijon nëpërmjet fotove, dokumenteve shifrave e objekteve personale të burgosurve, të pushkatuarve e të internuarve të shumtë, janëparaqitur edhe të dhëna tronditëse të kësaj kategorie njerëzish, që ishin nga njerëzit e thjeshtë deri tek ish deputetë e ministra, një pjesë e të cilëve vdiqën në burgjet e diktaturës komuniste.
Pavijoni është vendosur në katin e dytë të Muzeut Kombëtar, në një sipërfaqe ekspozuese prej 400 metra katrorë. Duke ndjekur një linjë historiko-kronologjike, në rreth 60 stenda trajtohen ngjarjet historike të viteve 1945–1990. Bashkangjitur me stendat, në pavijon janë vendosur disa monitorë të cilët do të shfaqin kolazhe dokumentesh që nuk kanë mundur të ekspozohen, lista të gjata të emrave të të persekutuarve apo edhe materiale audio-vizive të nxjerra nga Arkivi i Filmit.