E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenca: Topi mungoi për shkak të virozës

Presidenti Bamir Topi

TIRANE- Presidenca ka sqaruar sot permes nje deklarate per shtyp mungesen e kreut te shtetit, Bamir Topi ne ceremoninë e përurimit të Ambasadës së Kosovës në Tiranë, duke theksuar se ai ka qene i ftuar, por nuk ka marre pjese per shkak te nje viroze.

Sqarimi eshte bere nga Zyra e Protokollit, e cila duke i cilesuar keqkuptime dhe komente kontradiktore ato të paraqitura ditët e fundit nga disa media vizive e të shkruara, ka bere me dije se Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi ka marrë ftesë për në ceremoninë e përurimit të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Tiranë si dhe për në pritjen që do të organizohej më pas në Hotel Sheraton ditën e premte, më 17 shkurt 2012″.

Sipas Presidences, Topi, në pamundësi për të marrë pjesë personalisht për shkak të një gjendjeje virale, ka komunikuar në telefon me të Ngarkuarin me Punë të Ambasadës së Kosovës, zotin Gani Veselaj, të cilin e ka uruar edhe njëherë për Festën e Pavarësisë së Kosovës, duke e falenderuar njëkohësisht edhe për ftesën.

“Të premten në mesditë, Presidenti Topi ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, së cilës i shprehu edhe njëherë urimet më të ngrohta për katërvjetorin e Pavarësisë së Kosovës, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›