E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Per 2 vjet, rrjet rrugor i ri Rozeta Rapushi

Brenda dy viteve, Shqiperia do te kete rrjetin rrugor me te ri, me te mire ne rajon dhe Evrope. Keshtu premtoi dje kryeministri Sali Berisha gjate inaugurimit te rruges Qafe e Koshovices - Cakran, me nje vlere prej 298 milione lekesh dhe gjatesi prej 15 kilometrash. Ne inagurimin e kesaj rruge, kreu i qeverise theksoi se bazuar ne kete platforme, ne 6 vitet e fundit, mazhoranca qe ai drejton ka ndertuar dhe po tejkalon mbi 8 mije kilometra rruge. "Rruga qe po inaugurojme eshte nje segment i tyre. Ne rrethin e Fierit, jane ndertuar mbi 260 kilometra rruge, nga te cilat rreth 47 km jane autostrade e standardeve me te mira. Ne do te vazhdojme perpjekjen tone dhe brenda 2 viteve, Shqiperia do te kete rrjetin rrugor me te ri, me te mire, ne Rajon dhe ne Evrope. Ky vend fton cdo shqiptar pavaresisht nga bindjet e tij, te jape ndihmesen e vet ne shnderrimin ne realitet te endrres me te bukur me fisnike me te merituar te shqiptareve, Shqiperia vend i zhvilluar", theksoi kryeministri. Sipas tij, shqiptaret mbeten te varfer e te pazhvilluar, i lane koherat dhe regjimet, por qeveria do te punoje cdo vit, qe te ndertoje Shqiperine vend i zhvilluar, si trashegimia me e shkelqyer. "Ne qe permbysem diktaturen, ne qe po ndertojme sistemin demokratik, mund te leme per shqiptaret e te gjitha koherave. Ndertimi i infrastruktures, eshte kushti baze qe ju te jetoni dhe te begatoni njelloj si fermeret Evropiane, ne jemi perqendruar totalisht ne rruge, por ju garantoj se kater vitet e tjera projekti yne numer nje do te jete vaditja", vijoi Berisha. Ai permendi faktin se mazhoranca dhe qeveria, po nderton infrastrukture te njejte me lagjet e qyteteve, ne cdo komune dhe kudo ne vend. Ai premtoi se qeveria do te ndertoje rruget ujesjellesat, kanalizimet, vaditjen, kurse shqiptaret me mundin e tyre duhet ta qendisin token me bukur se cdo vend tjeter. "Ne jemi burrat dhe grate, banoret e ketij vendi qe kemi shnderruar ne realitet endrrat me te bukura me shekullore te kombit. Ne u beme te lire, ne jemi anetare te NATO-s, ne kaluam nga njeri prej tre vendeve me te varfra te planetit ne grupin e vendeve me te ardhura te mesme te larta. Ne sot levizim te lire ne mbare Evropen, secili prej nesh, cdo njeri prej nesh, eshte sot shume e shume here me i fuqishem me me mundesi sesa paraardhesit tane, sepse sot ne jemi te lire, kemi tregun e lire, ecim te sigurte drejt Evropes, dhe po ndertojme ne Shqiperi cdo dite nje vend modern, ndaj dhe ftoj te vazhdojme perpjekjen tone per shnderrimin ne realitet te endrres me te bukur, Shqiperise vend i zhvilluar", vijoi kryeministri. Sipas tij, Shqiperia vend i zhvilluar, do te jete Shqiperia ku, qytetaret e saj te jetojne ne begati, shqiptaret do te ndihen me krenar se kurre, me te lire se kurre, me te begate se kurre ne historine e tyre. "Edhe njehere gezuar dhe ju garantoj ju zoti Kryetar i Komunes dhe te gjithe Kryetaret e Komunave te Fierit, Mallakastres dhe mbare Shqiperise, se keto kater vite do te investojme ne infrastrukturat e fshatrave dhe komunave tuaja se paku 4 here me shume se kater vitet qe shkuan", premtoi kryeministri.

Rruga e Cakranit, 298 milione leke, per 20 mije banore

Rruga e inauguruar dje nga Kryeministri Sali Berisha, Qafe e Koshovices - Cakran u ndertua me nje vlere prej 298 milione lekesh dhe gjatesi prej 15 kilometrash. Kryeministri e cilesoi ate si nje nder rruget me te bukura, e ndertuar me parametrat me te mira. "Duke ardhur ketu tek ju, e para gje qe te vjen ne mend, eshte se udheton ne nje rruge drejt nje komune njelloj si ne cdo vend tjeter te zhvilluar te Evropes. Rruga me gjeresi 6 metra, kalon ne tere trajektoren e saj, ne nje zone ku banojne rreth 20 mije banore, kushtoi rreth 300 milion leke dhe jam i bindur se me parametrat e saj do te kete nje ndikim te fuqishem ne jeten e banoreve te Cakranit dhe Portezit", vleresoi dje kreu i qeverise. Sipas tij, nje fjale e urte e nje kombi te huaj thote "ne ndertojme rrugen, rruga nderton ne", duke shtuar se asgje nuk ndikon me shume dhe me pozitivisht se sa rruga dhe shkolla ne jeten e nje komuniteti. "Aty ku ndertohet rruga, aty rritet vlera e te gjitha pasurive. Rruga eshte treg, eshte dinjitet dhe qyteterim. Ndaj dhe ne kemi perzgjedhur si perparesi te te gjitha perparesive, infrastrukturen rrugore, per te ecur me shpejtesi drejt Shqiperise vend i zhvilluar. Kemi zgjedhur me perparesi sistemin arsimor si njeren nga dy shtyllat me kryesore te Shqiperise vend i zhvilluar", vijoi Berisha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›