E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Përgjigje ligjore dhunuesve të shtetit ligjor

Cdo perpjekje per dhunimin e shtetit ligjor do te marre pergjigje ligjore Kështu është shprehur kryeministri Sali Berisha në ceremoninë e iangurimit të qendres nderinstitucionale operacionale detare e vendosur ne Plepa te Durresit që si qellim vezhgimin dhe monitorimin e hapesires detare.

”çdo përpjekje për të imponuar me cilindo mjet apo forcë qoftë dhunimin e shtetit ligjor do të marrë përgjigje ligjore; nga kushdo dhe cilido. Ka qenë kjo përgjigje që ju iu keni dhënë në mënyrën më të vendosur bandave dhe fallangave të krimit” tha Berisha.

Berisha ka theksar se Shqipëria ëështë tani më praën europës si rezultat I reformave të ndërmarra dhe luftës kundër krimnit të organizuar.

“Ka qenë kjo përpjekje ajo që bëri të mundur zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Ka qenë kjo përpjekje dhe ky qëndrim i yni ndaj shtetit ligjor ai që bëri të mundur vendimin e 27 ministrave të BE për të hapur dyert për Shqipërinë për vend kandidat dhe anëtar të plotë. është kjo përpjekje e cila bën të sigurtë rrugën tonë drejt integrimit të plotë në BE” Berisha.

Qendra nderinstitucionale operacionale detare ka kushtuar 2.4 miliard leke dhe është nje investim i qeverise shqiptare duke mundësuar kontrollin e hapesires detare nga veriu deri në kufi me Greqine ne detin Jon. Ne varesi te kohes me mjetet e instaluara ne kete qender behet e mundur qe hapesira detare te survejohet nga 30-40 km.

Aleks Kalemasi

< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›