Suedi, sulmohet karikaturisti i Muhamedit, ndalohen 2 kosovare
STOKHOLM - Dy të rinj janë ndaluar në lidhje me zjarrin e vendosur në shtëpinë e karikaturistit suedez Lars Vilks, i cili u bë shkaktar për protestat e myslimanëve pasi vizatoi profetin Muhamed në trupin e një qeni.
Policia thotë se të arrestuarit janë me kombësi suedeze, por me origjinë kosovare. Njëri prej të arrestuarve, 21 vjecar ishte me kombësi suedeze u prangos të shtunën në banesën e tij në Landskrona 40 km larg shtëpisë së Vilks.
Ndërsa 19 vjecari u ndalua dje.
Policia thotë se dy të ndaluarit do të dalin sot para gjykatës për të vendosur nëse do të ngrihet akuzë ndaj tyre apo jo-
Policia- citon AFP- thotë se 21 vjecaru u ndalua pasi disa sende private të tij janë gjetur afër banesës së karikaturistit, e cila u dëmtua nga një bombë zjarri që u hodh brenda pronës së tij të premten e kaluar duke u gdhirë e shtuna.
Vikls mësohet se nuk ka qenë në banesë kur ndodhi shpërthimi, në orët e para të mëngjesit të së shtunës
Dëmet u zbuluan të shtunën në mëngjes. Dritaret e banesës ishin shkatërruar kishte dëmtime të vogla të shkaktuara nga flakët përballë banesës dhe shishe plastike të mbushara me naftë janë gjetur brenda në pronën e tij.
“Nuk do të reagoj ndaj sulmit” ka thënë Vilks për AFP por ka shtuar se është e mria të fshihet për pak kohë.
“Do të dukem në shtëpi gjatë ditës ndërsa natën do të shkoj të fle dikut tjetër mësohet të ketë thënë
Në 2007, e përditshmja suedeze Nerikes Allehanda publikoi një karikaturë satirike për të ilustruar një editorial mbi rëndësinë e lirisë së shprehjes.
Karikatura shkaktoi protesta të mëdha të myslimanëve në qytetin Orebo në Suedinë qëndrore ku kishte redaksinë gazeta, ndërsa Egjipti, Irani dhe Pakistani dërguan ankesa zyrtare.
Ndaj Vilks, Al Kaeda vendosi një shpërblim prej 100 mijë dollarësh për kokën e tij, që nga publikimi i vizatimit të profetit Muhamed musliman si një qen në 2007. Në mars, një grua amerikan e njohur si "Xhihadi Jane" u akuzua nga autoritetet e SHBA se po komplotonte për të vrarë Vilks pasi u arrestuan shtatë persona si të dyshuar si bashkëpunëtorë në Irlandë.
Vilks shkaktoi protesta të dhunshme edhe të martën, kur mbante një fjalim në Universitetin e Stokholmit.
(s.g/BalkanWeb)