E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dita e 17-të, grevisti i 48 në spital

Në ditën e 17-të të grevës së urisë ka shkuar në 48 numri i grevistëve që lënë çadrat për shkak të rëndëmit të gjendjes shëndetësore. Mëngjesin e sotëm është dërguar në spital Agim Seva, nga qyteti i Lushnjes. Ndërkaq, dy persona të tjerë janë dërguar në spital gjatë natës për ndihmë më të specializuar mjekësore. Rreth orës 23:30 u transportua me urgjencë në spital Nikollë Kola, 52 vjec nga Lezha, ndersa rreth orës 1:00 pas mesnate ne spital u dërgua edhe Shkëlqim Kapllanaj, 42 vjec nga Mallakastra.

Mjeku Sabit Brokaj foli një ditë më parë per nje situate te rende ne tenda. “Grevistët po rrezikohen seriozisht. Problemet pritet të bëhen serioze nëse greva zgjat ende”, u shpreh Brokaj.

Azhornuar së fundi ( e hënë , 17 maj 2010 ) < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›