E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Permbysem diktaturen, do te kryejme anetaresimin ne BE Eva Gjura

Nje atmosfere e vertete feste u shenua dje ne Tirane, ku mijera demokrate e demokrate u mblodhen ne sheshin “Nene Tereza”, per te festuar 20-vjetorin e fitores se pare te Partise Demokratike, ne zgjedhjet e 22 marsit 1992. Ne nje shesh te mbushur plot e per plot, entuziazmi u shtua edhe me shume ku ne podiumin e improvizuar para korpusit universitar, u ngjit kryeministri Sali Berisha, i cili uroi dhe pershendeti jo vetem ata qe ndodheshin ne shesh, por mbare shqiptaret kudo qe jane, te cilet festojne dhe kujtojne kete dite te shenuar per lirine dhe demokracine ne vend. Duke iu drejtuar te pranishmeve ne shesh, Berisha tha se, “jemi mbledhur ketu, per te nderuar se bashku 22 marsin e vitit 1992, diten qe edhe sot pas 20 vitesh, nuk gjejme fjale te tjera per ta pershkruar, pervecse ato qe gufuan nga thellesite e zemrave tona 20 vjet me pare, diten e bardhe, te bekuar, diten me te madhe pas pavaresise per shqiptaret e Shqiperise, diten e pare te demokracise”. Kryeministri u shpreh se keto dy dekada, jane kurora e lirise ne ballin e zemren e cdo shqiptari. Ai shtoi me tej se “edhe sot, te gjithe ne shprehim nderimin me te thelle dhe perulemi me respekt ndaj atyre qe si uragan me trimeri dhe guxim shemben ne dhjetor 90, murin e Berlinit dhe me 22 mars, me voten e tyre te lire regjimin me barbar qe shqiptaret dhe Evropa kishte njohur ne tere historine e saj”. Duke u kthyer ne vitet e pluralizmit, Berisha tha se sot duhet te ndihen fatlum ata te rinj qe u linden dhe u rriten ne liri. Ndersa sipas tij, 20 vjet me pare, ishin burrat dhe grate qe kishin lindur dhe jetuar ne regjimin komunist, qe permbysen me vote regjimin e bllokmeneve hoxhiste. “Shqiperia sot eshte 20 vjet drite me larg dhe me lart, sesa Shqiperia ne te cilen ne jetuam 20 vjet me pare. Shqiperia e diktatures se bllokmeneve hoxhiste, ishte vendi i burgjeve, kampeve te perqendrimit, ekzekutimeve pa gjyq, denimit kapital te lirive e te drejtave njerezore, i ndalimit te Zotit, Krishtit, Muhamedit, besimeve tona fetare”, permendi kreu i qeverise, i cili shtoi se Shqiperia qe u ndertua ne dy dekada liri eshte atdheu i Zotit, i qytetareve te lire. Berisha u shpreh gjithashtu, se pas 20 vitesh shqiptaret festojne diten e pare te demokracise, nderkohe qe PD kreu misionin e saj. Ai renditi se sot Shqiperia eshte vend anetar i NATO-s, gezon levizjen e lire, vend tek i cili niveli i jetes dhe te ardhurat per fryme jane rritur dhe eshte vend qe aspiron per tu bere pjese e Bashkimit Evropian. Pervec shqiptareve te Shqiperise, Berisha tha se jane dhe shqiptaret e Kosoves, te cilet tashme jetojne ne liri. “Nje komb nje qendrim ishte motoja jone! Kosova eshte e lire, te lire jane shqiptaret kudo qe jetojne! Kombi qe 100 vjet me pare kishin parashikuar ta fshinin nga faqja e dheut, vjen sot, ne 100-vjetorin e pavaresise se Shqiperise, i lire, i krenar, i sigurt, kudo ne trojet e tij. Ne besuam tek kombi, besuam tek liria! Shqiptaret ia dolen! Ne e kryem!”, perfundoi kryeministri fjalen e tij para mijerave njerezve te mbledhur ne shesh.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›