E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndoka: Do rishikojme koalicionin me PS

Partia Demokristiane pritet te rishikoje pozicionin e saj ne koalicionin me Partine Socialiste. Deklarata eshte bere dje nga kryetari i demokristianeve Nard Ndoka ne nje takim me strukturat e kesaj force politike ne qytetin e Vlores. Ndoka ka theksuar se “PDK-ja do te rishoh qendrimin ne aleance me Partine Socialiste”. Duke folur per qendrimin e kesaj force politike, Ndoka u shpreh se PD-ja nuk e perjashton mundesine e nje koalicioni me Partine Demokratike, po ka theksuar se fati i aleancave do te varet edhe nga menyra sesi do te perfundoje reforma zgjedhore. “Dihet qe Partia Demokristiane eshte force politike e qendres se djathte, por me pare do te shikohet pozicioni i PD-se per reformen zgjedhore”, u shpreh Ndoka. Ne takimin e zhvilluar ne qytetin e Vlore me strukturat e PDK-se kane dale ne pah dhe problemet e demokristianeve me forcen me te madhe ne opozite dhe drejtuesit kryesor te pushtetit vendor, ne ato njesi qe drejtohen nga Partia Socialiste. Kryetari i PDK-se se Vlores, Baki Jazaj u shpreh se baza e kesaj force politike ka mjaft pakenaqesi me drejtuesit vendore ne Vlore. Ai u shpreh se probleme ka pasur me drejtuesit e pushtetit vendor ne Vlore, Orikum dhe komunen Kote. Jazaj theksoi se pakenaqesite lidhen me menyren sesi trajtohen demokristianet nga te zgjedhurit socialiste ne keto njesi vendore. Nga ana tjeter, Jazaj u shpreh se demokristianet kane kontriubuar per fitoren e PS-se ne keto zgjedhje. Edhe perfaqesues te tjere te PDK-se kane shprehur rezerva per menyren sesi koalicioni po funksion ne nivel vendor, duke bere pergjegjese per kete gje Partine Socialiste. Diskutimet ne lidhje me koalicionin me PS dhe funksionimin ne te gjitha nivelet kane qene pjese e diskutimit te zhvilluar dhe gjate mbledhjes qe ka vijuar me dyer te mbyllura. Marredheniet mes PS dhe PDK prej kohesh duket se jane ne nje pike kritike. Jo pak here, kreu i PDK-se Nard Ndoka ka deklaruar se nuk po respektohen aleatet nga ana e Partise Socialiste. Ne menyre konkrete ai i eshte referuar kerkesave te PDK-se per reformen zgjedhore. Ndoka eshte shprehur se PS-ja nuk po i permbahet premtimeve qe u ka dhene aleateve ne lidhje me korrektimin kombetar. Ndersa vendimin perfundimtar per vazhdimin ose jo te koalicionit me Partine Socialiste pritet qe forumet e PDK-se ta marrin pas perfundimit te reformes zgjedhore.

Koalicioni i PS, aleatet presin reformen zgjedhore

Pervec Partise Demokristiane rezerva ndaj qendrimeve te Partise Socialiste per reformen zgjedhore kane shprehur dhe aleatet e tjere te selise roze. Partia Bashkimi per te Drejtat e Njeriut ka leshuar sinjalin e pare se ne zgjedhjet e ardhshme nuk do te jete me ne koalicion me PS. Nderkohe qe tre parti te tjera, PSD, PDS dhe PSV 91 jane duke pare mundesine e krijimit te nje konfederate, duke synuar krijimin e nje force te re me te madhe brenda gjirit te se majtes. Edhe pse keto tre parti do te mbeten ne kampin e majte, grupimi i tyre i paraprine nje ndryshimi te Kodit Zgjedhor qe mund te jete ne dem te partive te “vogla” politike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›