Miku i ekzekutuar i Shullazit, i dyshuar për atentatin ndaj Dorian Muçës
Tiranë- Miku i Emiljano Shullazit, Arlind Fuga që u ekzektua dy ditë më parë, ishte i dyshuar për vendosjen e eksplovizit në banesën e zv/drejtorit të Policisë së Tiranës, Dorian Muçës.
34-vjeçari Fuga u përcello ditën e djeshme për në banesën e fundit dhe mësohet se ishte në listën e perosnave që dyshoheshin si atentatoret ndaj zyrtarit të policisë.
Policia ende nuk ka identifikuar atenatorin që i mori jetën mbremjen e së martës mikut të Emiljano Shullazit, pasi as dëshmitarët s’kanë ndihmuar dot në zbardhjen e ngjarjes. Fuga u qëllua me 6 plumba në krahasor menjëherë sapo doli nga një bilardo mes rrugës së Kavajës dhe Myslim Shyrit.
Arlind Fuga mbeti i vdekur në vend pasi u qëllua nga afër me armë, nga një person i cili po e priste të dilte jashtë një bilardoje ku viktima kishte qenë duke luajtur.
Viktima ishte mik i një prej protagonistëve më të njohur të botës së krimit në kryeqytet, Emiljano Shullazi dhe kjo ka bërë që dyshimet e para të lindin pikërisht për ndonjë larje hesapesh mes grupeve kriminale.
Shkrime të tjera me interes:
- Tiranë, ekzekutohet miku i Emiljano Shullazit Tiranë- Një ngjarje e rëndë ndodhi të martën në mbrëmje, rreth...
- Policia e Tiranës: Makina e Shullazit nuk ishte më pronë e Kuvendit Tiranë- Policia e Tiranës ka deklaruar paraditen e sotme se...
- Kosovë- Vrasja e policit në 2011-ën, arrestohet një i dyshuar Kosovë- Një person është arrestuar nga policia e EULEX-it pasi...