E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Përpjekjet për të imponuar dhunimin e shtetit ligjor, përgjigje ligjore Kryeministri Berisha gjatë inaugurimit të Qendrës së Përbashkët të Kontrollit të Hapësirës Detare, pranë Komandës së Flotës, në Durrës

Kryeministri Berisha mori pjesë sot në inaugurimin e Qendrës së Përbashkët të Kontrollit të Hapësirës Detare, pranë Komandës së Flotës, në Durrës. Në inaugurimin e kësaj qendre, e cila kapi një vlerë investimi prej 2.4 miliard lekësh, ishin të pranishëm ministra, deputetë, drejtues të lartë të Policisë, Ushtrisë, Doganave, autoritete vendore. Duke i përgëzuar efektivat që punonin në këtë qendër, kryeministri Berisha u shpreh se kjo është një qendër model, si nga teknologjia e lartë, por edhe nga niveli i bashkëpunimit që ajo mundëson mes disa institucioneve njëherazi, duke përmbushur detyrën e kontrollit të hapësirës detare shqiptare, kusht ky themelor si për luftën kundër kriminalitetit dhe trafiqeve, konsolidimin e shtetit ligjor, por edhe për liberalizimin e vizave. “Ne zotohemi se do bëjmë çdo gjë për konsolidimin e ligjit, për zbatimin e ligjit, si kusht i të gjitha kushteve, që qytetarët shqiptarë të gëzojnë liritë dhe të drejtat e tyre. Çdo përpjekje për të imponuar me cilindo mjet apo forcë qoftë, dhunimin e shtetit ligjor, do të marrë përgjigjen ligjore, nga kushdo dhe cilido”, u shpreh kreu i Qeverisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›