E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri Olldashi kallëzim penal për ish-ministrin e Ministrit te Transporteve, Poçi Ministri i Transportit dhe Punëve Publike, Sokol Olldashi

Ministrisë i Punëve Publike dhe Transportit, Sokol Olldashi, ka depozituar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë kallëzimin penal ndaj ish Ministrit të Transportit dhe Telekomunikacionit Spartak Poçi. Kallëzimi penal ndaj ish-Ministrit socialist është bërë për veprën penale të shpërdorimit të detyrës, e kryer gjatë komunikimit të Ministrit Poçi me subjektin “General Electrics Transportation System, Athena" (ILIRIA Consortium) S.a, për shkak se ka dyshime të arsyeshme, në kryerjen e një krimi i cili kushton sot të paktën 12 milion euro, Shtetit Shqiptar, faturë e cila rritet çdo ditë për shkak të interesave. “Komunikimi që mban firmën e z.Poçi, dhe mosparaqitja e tij personalisht në gjykimin e Arbitrazhit sipas rregullave procedurale për të dhënë sqarimet e nevojshme në lidhje me këtë komunikim të paraqitur nga “General Electrics Transportation System, Athena" (Iliria Consortium) S.a, kanë qenë të rëndësishme për vendimin”, njofton përmes një deklarate për shtyp, Ministria e Punëve Publike. Sipas njoftimit, mosmarrëveshja objekt shqyrtimi në Gjykatën e Arbitrazhit ka qenë kontrata e datës 15 shtator 2003, për modernizimin e seksioneve të Hekurudhës Tiranë-Durrës dhe Aeroportit Rinas. ““Njoftimi për të proceduar”, komunikimi i ish ministrit z. Poçi, i datës 3 dhjetor 2003, ku kërkohej procedimi i menjëhershëm i një pjesë të kontratës, në kundërshtim me kuadrin ligjor në fuqi në Republikën e Shqipërisë, respektivisht në mungesë të dhënies së pëlqimit (ratifikimit) në Kuvend të marrëveshjes së huasë, pjesë përbërëse e kësaj kontrate, ka shërbyer në mënyrë të veçantë si provë në favor të “General Electrics Transportation System, Athena" (Iliria Consortium) s.a, kundër Shtetit Shqiptar në këtë proces”, bën të ditur Ministria e Punëve Publike dhe Transportit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›