Berisha Perulje per ata qe flijuan jeten

Kryeministri Sali Berisha, anëtarë të kabinetit të tij dhe politikanë të tjerë kanë bërë homazhe në monumentin Nëna Shqipëri, me rastin e 5 Majit, Ditës së Dëshmorëve.
Kryeministri Berisha ka vendosur buqeta me lule pranë monumentit, në një ceremoni ku ishin të pranishëm edhe kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli dhe kryetari i bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha.
Të pranishëm në këtë homazh ishin edhe oficerë të rangjeve të larta të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, të cilët nderuan gjithashtu dëshmorët e rënë.
Në një prononcim për mediat, kryeministri Berisha u shpreh se sot Shqipëria dhe trojet shqiptare gëzojnë të drejtat për të cilat luftuan dëshmorët e atdheut.
“Sot është një ditë kur fjalët nuk mund të shprehin atë që ndjen zemra dhe shpirti. Ata luftuan për lirinë dhe flijuan gjithcka, që ne të festojmë përvjetorin e Shqipërisë së pavarur në trojet tona. Ideali i tyre kombëtar ishte liria e kombit dhe sot shqiptarët janë të lirë kudo që ndodhen. Ata luftuan që trojet shqiptare të jenë të bashkuara dhe trojet shqiptare sot janë të lira dhe në përpjekjen e tyre për t’u bashkuar në të ardhmen evropiane që meritojmë”, deklaroi Berisha.
Duke kujtuar luftën anti-fashiste të mijëra shqiptarëve dhe më pas vuajtjet që pasuan me imponimin e diktaturës, kryeministri shtoi se:
“Sot ne duhet të përulemi me nderimin më të madh para të gjithë atyre që sakrifikuan jetën dhe lirinë e tyre. Ne shprehim nderimin tonë më të madh për ata”.
Nderime tek varrezat e dëshmorëve kanë bërë edhe përfaqësues të partive të tjera politike. Sekretari i përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama deklaroi se: “Nderimi për të rënët është shenja e parë që një komb ka respekt për vetëveten”.
AKZ: Dëshmorët luftuan për flamur, jo për ngjyrime politike
Më herët ishte Aleanca Kuq e Zi që përkujtoi dëshmorët e atdheut që dhanë jetën gjatë Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare. Aktivistët e AKZ vizituan varrezat e dëshmorëve, nderuan të rënët dhe kujtuan kontributin e tyre “për flamurin dhe jo për politikën”.
“Jemi krenarë për dëshmorët e kombit shqiptar. Nderojmë ata që luftuan në trevat etnike. Dëshmorët luftuan për flamur dhe jo për interesa partiake”, deklaroi aktivisti i Aleancës, Myslym Pashaj.
Më pas, aktivistët e grupimit, të shumtë në numër, kanë vendosur flamuj të vegjël pranë varreve të dëshmorëve të atdheut.
Veteranët: Shteti na ka harruar
Një ditë më parë Organizata Kombëtare e Dëshmorëve të LANÇ organizoi pranë ambjenteve të SHQUP-it një aktivitet për të përkujtuar dëshmorët e atdheut.
Kryetari i kësaj organizate, Gjergji Velo kujtoi në fjalën e tij kontributin heroik të dëshmorëve të atdheut, si dhe përshëndeti pjesëtarët e familjeve të tyre, të pranishëm në këtë aktivitet.
Zoti Velo u ndal tek mungesa e vëmendjes së shtetit ndaj simboleve të luftës, por dhe varrezave të dëshmorëve konform ligjit dhe rregullave.
Ndër ta është largimi i monumentit të Heronjve të Vigut në Shkodër, zhdukja e bustit të heroit Misto Mame në Tiranë, si dhe heqja e disa emrave të heronjve të popullit në botimet e fundit të enciklopedisë.