E Diel, 1 Nëntor 2026

Moto GP Stoner i pari ne provat e lira

Casey Stoner ka regjistruar kohën më të shpejtë në provat e lira të Cmimit të Madh të Portugalisë. Piloti australian i Hondës ka qenë më i shpejti në cirkuitin e Estoril duke vënë kandidaturën për fitimin e garës të dielën.

Me kohën 1’38’’396 kampioni në fuqi i botës ka lënë pas amerikanin Ben Spies (Yamaha) dhe Cal Crutchlow (Yamaha Tech 3).

Në vend të katërt spanjolli Dani Pedrosa (Honda), i ndjekur nga bashkëkombasi i tij Jorge Lorenzo (Yamaha).

Më poshtë në renditjen e sesionit të dytë të provave të lira renditen pilotët e Ducati: Nicki Hayden në vend të shtatë e Valentino Rossi në vend të nëntë.

Provat zyrtare të garës portugeze, e treta sezonale në Moto GP, do të zhvillohen të shtunën në orën 15.00, ndërsa gara të dielën në orën 14.00.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›