E Diel, 1 Nëntor 2026

Lezha, Kolegji vendos pushimin e çështjes. Bykylbashi: Kolegji, vendim nën presion

Kolegji Zgjedhor ka vendosur të pushojë çështjen në lidhje me kërkesën e Partisë Socialiste për rivotim në qarkun e Lezhës, pas tërheqjes së kësaj të fundit.

Partia Socialiste nuk u paraqit në seancë por i ka paraqitur Kolegjit një shkresë ku thekson se është tërhequr nga padia për rivotim të qarkut të Lezhës.

Në një prononcim për mediat, përfaqësuesi i PD-së, Oerd Bylykbashi e cilësoi këtë vendim të Kolegjit si një vendim të marrë nën presionin e maxhorancës së re.

Arsyet e PS për tërheqje janë vetëm arsye taktike, se nga fillimi deri në fund është përpjekur të mbulojë atë maskaradë të zbuluar në KQZ. Kolegji vendim haptazi nën influencën e PS, kjo tregon presion të jashtëzakonshëm të PS që me arrogancë po ushtron mbi organin e vetëm ankimor, pasi e shkatërroi KQZ. Ky kolegj vendosi të mbyllë e të mbulojë vjedhjen e madhe që ndodhi në Lezhë tha Bylykbashi.

Sipas tij, ligji parashikon që gjykimi vijon edhe në mungesë, pavlefshmëria mund të shqyrtohet edhe kryesisht, ajo është çështje serioze dhe është interes i publikut dhe jo i palëve.

Ndërkaq, Kolegji Zgjedhor pritet të marrë ditën e sotme në shqyrtim ankimimin  e Partisë Demokratike për rinumërimin e të gjitha kutive të qarkut Lezhë. Në ankimim, PD kërkon rinumërim të të gjitha kutive për shkak të parregullsive të hasura gjatë numërimit në këto qark.

Partia Demokratike kërkon rinumërimin dhe rivlerësimin e fletëve të votimit të të gjitha qendrave të votimit në Lezhë. Praktikisht të njëjtat fletë që u panë në KQZ dhe u rinumëruan e rivlerësuan, ti rivlerësojë e rinumërojë Kolegji, e ti fusë në rezultat, theksohet në kërkesën e PD-së.

Pas rinumërimit të kutive nga KQZ, Partia Demokratike rriti diferencën nga 39 në 740 vota.

Veprimi i KQZ-së u cilësua i paligjshëm nga Kolegji i cili vendosi mos përfshirjen e votave në rezultatin përfundimtar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›