Ja qeveria e re. Rama: Do jetë mishërimi i boshtit strategjik të vizionit tonë
Kryeministri i Zgjedhur Edi Rama ka publikuar sot emrat e ministrave të rinj të kabinetit të drejtuar prej tij. Në qeverinë e re, aleati i PS, LSI-ja merr 5 ministri.
Në një konferencër për mediat, Rama u shpreh se qeveria e re do të jetë mishërimi i boshtit strategjik të vizionit të PS-së për t`i dhënë më shumë hapësira grave dhe për të përfshirë në qeverisje edhe shoqërinë civile.
Qeveria e re do të ketë vetëm një pjesë pa mandat deputeti, ndërsa pjesën tjeter me mandatin e 23 qershorin në Kuvend. Ajo është fryt i një dialogu intensiv me partnerin strategjik, kreun e LSI që dua ta falenderoj për frymën konstruktive për formimin e kabinetit të ri qeveritar tha Rama.
Sipas tij, qeverisja duhet të mishërojë vlerat e punës si një skuader. Mjaft me procesin qeverises te copëzuar në parcela interesash vetjake e partiake dhe mandatet qeverisëse, ku qeveria bëhet trup për të sharë opozitën në Kuvend. Qeveria e re do të jetë një skuadër me 90% të njerëzve që ulen për herë të parë dhe më shumë gra se çkane pasur qeveritë e vendit në 20 vjet. Këto janë shprehja kuptimplotë e diktatit të revolucionit të votës në 23 qershor. Do të shihni gra në vende që në një shekull shtet kanë qenë me tapi vetëm për burra. Gjithçka është e menduar me kujdesin më të madh për të pasur ministra që ti shërbejnë popullit dhe do të punojnë ditë natë me axhendën e qeverisë së re për të ecuar më shpejt në rrugën e rilindjes shqiptare tha ai.
Sipas tij shqiptarët nuk votuan për të ndryshuar thjesht kahun politik, por për të ndryshuar vendin, duke filluar nga ndryshimi i modelit qeverisës.
STRUKTURA E QEVERISE RAMA (2013 2017)
Kryeministri Edi Rama
Zv/Kryeministri Niko Peleshi
MINISTRITE:
1. Ministria e Financave Shkëlqim Cani
2. Ministria e Brendshme Saimir Tahiri
3. Ministria e Mbrojtjes Mimi Kodheli
4. Ministria e Jashtme Ditmir Bushati
5. Ministria e Integrimit Europian Klajda Gjosha
6. Ministria e Drejtësisë Nasip Naço
7. Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes Arben Ahmetaj
8. Ministria e Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri
9. Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit Eglantina Gjermeni
10. Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto
11. Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave Edmond Panariti
12. Ministria e Shëndetësisë Ilir Beqja
13. Ministria e Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolla
14. Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Erjon Veliaj
15. Ministria e Kulturës Mirela Kumbaro
16. Ministria e Mjedisit Lefter Koka
MINISTRAT E SHTETIT:
17. Ministër për Inovacionin dhe Administratën Publike Milena Harito
18. Ministër për Çështjet Vendore Blend Çuçi
19. Ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin Ilirjan Celibashi