E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha-Platini Nje superkupe per perurimin e Qemal Stafes

Presidenti i UEFA-s francezi Mishel Platini shoqerohet nga zv.presidenti i FIFA-s njekohesisht presidenti i Federates Spanjolle Angel Maria Vijar dhe nga 11 presidente federatash futbolli ne mbare Evropen

Presidenti i UEFA-s francezi Mishel Platini i shoqeruar edhe nga 11 presidente federatash futbolli ne mbare Evropen mberriti dje ne Shqiperi me rastin e 80-vjetorit te krijimit te Federates Shqiptare te Futbollit qe daton ne vitin 1930. Ish-mesfushori i Juventusit erdhi per here te peste ne Tirane dhe per here te dyte ne rolin e presidentit te UEFA-s.

Berisha Duam stadiumin me te bukur ne Evrope

Qeveria shqiptare do te beje te gjitha perpjekjet qe me rastin e 100-vjetorit te Pavaresise te ndertoje ne Tirane stadiumin me te bukur ne Evrope. Keto ishin fjalet e para te kryeministrit Berisha ne konferencen per shtyp qe mbajti se bashku me numrin nje te UEFA-s Mishel Platini. Kryeministri Berisha pohoi se presidenti Platini po shqyrton mundesine qe ky stadium te perurohet ne menyren me madheshtore dhe me te denje me nje superkupe te luajtur me rastin e perurimit te tij. Presidenti Platini dy muaj me pare me preku thellesisht me nje leter qe me drejtoi ku shpreh gatishmerine e UEFA-s per te kontribuar ne menyre qe Federata Shqiptare e Futbollit dhe Shqiperia te kene nje stadium te parametrave me te mire. Natyrisht une kesaj letre nuk mund ti pergjigjesha ndryshe vecse me mirenjohje - tha kryeministri Berisha. Ne vijim ky i fundit shprehu bindjen se stadiumi i Tiranes ndoshta nuk do te jete me i madhi ne Evrope por pa dyshim qe do te jete stadiumi me i bukur ne kontinent. Kryeministri vleresoi viziten e Platinise ne Shqiperi si nje ngjarje e gezueshme per te gjithe shqiptaret sidomos per qindra mijera fansa qe me aq admirim e kane njeriun qe beri Francen me futboll boteror.

Perurimi

Per te treguar mbeshtetjen e UEFA-s ndaj futbollit shqiptar dhe projekteve te FSHF-se per futbollin e te rinjve numri nje i institucionit me te larte futbollistik ne Evrope Mishel Platini ishte dje prezent ne perurimin e fushes sintetike ne kompleksin Skender Halili ku stervitet skuadra e pare dhe ekipet zinxhir te Tiranes. Ne kete ceremoni mori pjese edhe kryetari i Bashkise se Tiranes Edi Rama presidenti i FSHF-se Armando Duka dhe ish-trajneri i Kombetares Shqiptare Oto Baric. Bashke me Platinine ishin zv/sekretari i Pergjithshem Theodore Theodoridis presidenti i Federates Spanjolle te Futbollit Angle Villar dhe perfaqesuesja e FIFA-s Eva Pasquer. Ne ceremonine e organizuar dje ishin te pranishem edhe Fadil Vokrri president i Federates Kosovare te Futbollit Dejan Savicevic president i Federates se Malit te Zi kreret e futbollit rumun Zvicres Qipros Estonise Lituanise Turqise Greqise Maqedonise dhe Ukraines. Jam i lumtur qe vij serish ne Shqiperi. Zhvillimi i te rinjve eshte mjaft e rendesishem per UEFA-n dhe kemi disa programe zhvillimi sic jane projektet Hat Trick 1 2 dhe 3 dhe projekti Hat Trick me stadiume artificiale. Kete projekt smund ta benim pa ndihmen e qytetit te Tiranes dhe kryebashkiakut te saj i cili na siguroi terrenin per te ndertuar kete fushe si dhe FSHF-ne qe na ndihmoi ta realizonim kete projekt - u shpreh presidenti i UEFA-s Mishel Platini. Koha kalon por do te doja te kujtoja se disa vite me pare bashke me Mishel Platinine mikun e qytetit tone peruruam fushen e futbollit te nje shkolle ndersa sot dje perurojme fushen e skuadres me te madhe qe Shqiperia ka pasur dhe do te kete - tha kryebashkiaku Rama. Me tej presidenti i FSHF-se Armando Duka theksoi se ndertimi i kesaj fushe eshte vazhdimi i politikes se FSHF-se per permiresimin e infrastruktures per afrimin e sa me shume femijeve rreth lojes se futbollit. Deshiroj te falenderoj ne emer te familjes se madhe te futbollit shqiptar presidentin e UEFA-s Mishel Platini per kontributin e tij ne kete projekt - tha Duka i cili i kerkoi me kete rast kryebashkiakut Rama me teper vemendje nga ana e Bashkise per futbollin ne kryeqytet.

FSHF mbush 80 vjec

Ne perkujtim te 80-vjetorit te daljes se Dekretit Mbreteror qe themeloi Federaten Shqiptare te Sporteve nga a cila buron dhe Federata Shqiptare e Futbollit u mbajt dje ne ambientet e hotel Tirana International nje mbledhje solemne per te perkujtuar kete ngjarje. Mes figurave te shquara te futbollit shqiptar nder vite nuk mund te mungonte kryeministri Sali Berisha si dhe kreu i UEFA-s Mishel Platini. Kreu i UEFA-s perfitoi nga rasti dhe falenderoi kryeministrin Berisha per gatishmerine e tij per ndertimin e nje stadiumi modern ne Tirane ne vitin 2012 qe perkon me 100-vjetorin e Pavaresise se Shqiperise. Nje stadium qe sipas Platinise do ta ndihmoje mjaft cilesine e futbollit shqiptar. Nga ana e tij kryeministri Berisha pas dhurates me te bukur qe i beri komunitetit shqiptar te futbollit duke shpallur projektin per ndertimin e nje stadiumi modern se bashku me UEFA-n dhe FSHF-ne i uroi edhe nje here suksese futbollit shqiptar si nje sport me perspektive ne vendin tone. Ndersa presidenti i FSHF-se Armando Duka nderoi me medalje nderi disa nga figurat me te shquara te futbollit shqiptar nder vite mes te cileve ish-futbolliste e trajnere si Lin Shllaku Medin Zhega Mico Papadhopulli Gezm Kasmi Shyqyri Rreli etj. Nderimet nuk munguan edhe per dy ish-futbollistet e Kombetares Alban Bushi si golashenuesi me i mire ne historine e perfaqesueses dhe Rudi Vata si nje prej kapiteneve me te shquar te ekipit kombetar ne 20 vitet e fundit. Ky pervjetor eshte nje deshmi e komunitetit sportiv kombetar. Shteti shqiptar edhe ne kohera te veshtira ka vleresuar rendesine e futbollit si nje sport ne dobi te shoqerise nga ku ka pasur vizionin ti bashkohet iniciativave me te mira zhvilluese dhe integruese qe komuniteti nderkombetar ka ndermarre per kete qellim. Por nje zhvillim te vertete dhe te organizuar futbolli e mori ne vitet e Mbreterise Shqiptare. Ne vitin 1930 organizmat sportive kombetare nuk kishin ekzistuar me pare. Dy vjet me vone Shqiperia pranohet si anetare e FIFA-s Bashkimit te Federatave Boterore te Futbollit e cila me 1930 kishte organizuar per here te pare Kupen Zhyl Rime sot Kupa e Botes. Duke qene pjese e FIFA-s qe ne vitin 1932 Shqiperia eshte nder vendet anetare me te vjetra te ketij organizmi te rendesishem sic u be me pas nder vendet themeluese te UEFA-s.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›