E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekzekutohet roja e fabrikes dyshime per grabitje

Nje person i cili bente roje ne fabriken e cimentos eshte vrare mbremjen e shkuar ne rrethana ende te paqarta. Ngjarja ka ndodhur ne Fushe-Kruje. Policia e Durresit beri te ditur dje se roja i fabrikes se cimentos ne Fushe-Kruje eshte ekzekutuar mbreme vone me bresheri automatiku. Dyshimi i pare bie mbi grabites qe mund ta kene vrare per te humbur gjurmet ndersa jane diktuar nga roja ne grabitje e siper. Ka qene nje nga punonjesit e fabrikes i cili kur eshte afruar tek kabina e vendrojes ne porten kryesore te objektit rreth ores 22.00 te mbremjes se shkuar ka dalluar trupin pa jete te Naim Talit. Megjithate policia nuk ka gjetur prova per te pranuar se kjo eshte nje vrasje qe per autore ka grabites. Burime nga policia e zones bene te ditur se kishin shkuar ne vendngjarje menjehere pas marrjes se njoftimit por ende nuk ishte bere e mundur zbardhja e motiveve dhe e autoreve te krimit. Sipas policise roja eshte qelluar rreth ores 22.00 te mbremjes se djeshme ndersa ishte duke kryer sherbimin por rrethanat e ngjarjes dhe motivet qe kane sjelle ate jane te paqarta. Policia njoftoi se ishin ngritur menjehere postblloqe ne kerkim te autoreve dhe po kryheshin kontrolle ne te gjithe zonen.
grabitje

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›