Berisha: Po i bëj shqiptarët që të krenohen me muaNga TemaKryeministri Sali Berisha, duke folur në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, tha se ritmi i përgatitjes së pasaportave biometrike është shumë i mirë. Ai shtoi se një student
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Berisha: Po i bëj shqiptarët që të krenohen me muaNga TemaKryeministri Sali Berisha, duke folur në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, tha se ritmi i përgatitjes së pasaportave biometrike është shumë i mirë. Ai shtoi se një student shqiptar në Amerikë i kishte treguar se policia e vendit më të zhvilluar në botë kishte mbetur e habitur nga dokumenti cilësor i identifikimit. Por Berisha tha se studenti ishte ndjerë po ashtu krenar sepse Berisha mori pjesë në mbylljen e bursës NASDAQ.
“Shqipëria që lëshoi pasaportën e parë biometrike në maj të këtij viti, sot, ka të lëshuara mbi gjysmë milioni pasaporta të standardit më të mirë në botë. Kryeministri belg më foli me superlativat më të mëdha për cilësitë e kësaj pasaporte. Një student shqiptar, i cili kualifikohej në Boston për financë, të cilin unë e prita gjatë qëndrimit tim në Nju Jork, do të më shprehej se momentet e krenarisë së tij të madhe që ai kishte ndier, ishin kur polici kishte parë pasaportën dhe i kishte thënë se ne një të tillë nuk e kemi. Ai e kishte pyetur se nga ishte. Studenti i ishte përgjigjur se ishte nga Shqipëria dhe ishte ndier shumë krenar me cilësinë e dokumentit të identitetit. Krenaria e tij e dytë ishte profesionale: Sali Berisha i ftuar ne bursën amerikane NASDAQ. Ai studionte për financë dhe NASDAQ për të ishte shtylla e botës,” tha Berisha.