Sandri, probleme me Gimen për “sekretin e marrëveshjes”Nga Antena brenda familjesSandri ishte i hutuar dje nga bisedimet e papritura në presidencë. E merrnin të gjithë në telefon se çfarë po ndodhte, dhe nuk dinte se çfarë t’u thoshte. Më në alarm si
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Sandri, probleme me Gimen për “sekretin e marrëveshjes”Nga Antena brenda familjesSandri ishte i hutuar dje nga bisedimet e papritura në presidencë. E merrnin të gjithë në telefon se çfarë po ndodhte, dhe nuk dinte se çfarë t’u thoshte. Më në alarm si gjithmonë është Gimja i Red Bull-it. Ai nuk ka problem me njeri, po do ta marrë vesh i pari si shkon puna, që të bëhet me atë që po fiton. Këto muaj i kanë shkuar mirë duke u vënë gjoba gjithë rivalëve në biznes me kunatin e vet, bile i ka bërë ca ndere dhe Sandrit.
- Ja o byrazer, për këto gjëra duhet pushteti. Ta bën filani borxh, i themi Jovanit, i këput një gjobë, s’e ngre më kokën. Të bie njeri më qafë ty, i dërgon Jovani njeri. I bie njeri më qafë doktorit, atë pastaj e shkrimë fare. Ndaj duhet ta dimë o byrazer se ç’bëhet se të gjen belaja. Se më 2005-ën ti e di se ç’hoqa. Mu desh 3 vjet të dilja një herë në foto me doktorin, se më mbante mëri që isha mik i Nanaos. Tani që u bënë bashkë, ka lezet.
- Po ç’ke mo k…, ia kthen Sandri. Të kam thënë mos vri mendje për këto gjëra, më ke mua. Ti shiko na bëj ndonjë lek se na duhet për këto punët që po bëjmë në televizion. ǒke ti, bëhem vetë i pari unë me atë që fiton.
- Po fol o një herë me doktorin, pyete ç’bëri. Fola dhe me Zenin, po s’dinte gjë. Fol njëherë bre byrazer se duhet të marrim vesh ç’bëhet. Se më tha dhe Zamiri që s’po marr vesh ç’bëhet. Dëgjon o? Se ai llafos dhe me Ramën, dhe me doktorin, po s’i kishin thënë gjë. Ndaj duhet të marrim vesh.
- Po unë fola me doktorin pak para se të hynte, në formë ishte. Më tha, Sandër, do ta bluaj fare. Do ta detyroj të hyjë si qen në Kuvend dhe asnjë kuti s’kam për t’i hapë. Jo, s’kam për t’i hapë. E meriton. Është sjellë shumë keq. Jo, s’ia bëj këtë nder.
- Po mirë o byrazer, ja këto na thuaj se s’dimë nga të vemë. Se s’bëhet shaka me këta ore! Tani bëjnë sikur zihen, tani pajtohen. Mbaj mend Nanon unë atëherë kur u pajtua me doktorin. Na ishte mësuar që e shanim ndonjë herë në tavolinë, i thonim “maloku”, dhe na u kthye Nano na bëri për një lek. S’bëhet shaka me këta o byrazer.
- Po ç’ke mor k… se më lodhe, ke shitë ndonjë kasë nga këto të tatimeve apo jo, se të kemi dhënë gjithë atë tender?
- Po ç’ke o byrazer, dhe një punë që më dha Ritvani, dhe atë do ma zësh në gojë? Po ia kam kthyer nderin o byrazer. Se dhe i pamësuar me femra ka qenë ore, se ti e di s’të afrohen pa leka ato ore. Jo o, më thoshte mua, se s’bëj nga këto unë. Po rri o byrazer, i thashë, se kështu bën gjitha bota. Po e kuptova që kishte ndryshuar, se sa herë shkoja, sekretarja qe gjithnjë e më e lumtur. Po i jemi gjendur o për gjtihë hallet.
- Po ik o k… se ju i jepni lek, ai Çimi i Brukselit mburret. Ai thotë unë e mbaj me lekë Ritvanin. Çdo kazino pa licencë, 10 mijë euro në muaj. 100 ia çoj shefit, thotë. Bile e ka regjistru dhe njëri andej nga veriu më duket.
- E di o byrazer, e di, po ç’t’i bëjmë. Se s’na ngjit shumë me këta ne o, dëgjon o? Se ne jemi dorë e Qorrit, këta janë dorë e Shefit. Po s’i hy në pjesë unë, kam hisen time, ç’më duhet të ngatërrohem.
- Mirë o k…, mirë, po të tjerë bëjnë punët, të tjerë marin lekët. Mua më q… nëna këtu, bëj llaç e tulla gjithë Kinostudion, vjen një Çim nga Brukseli dhe bën 100 mijë euro në muaj duke folë në emër të Ritvanit. Merre me mend unë që flas në emër të doktorit sa duhet të bëja?! Vari trapin kësaj pune. Shit ndonjë kasë aty dhe mba fort Jovanin.
- Ore bisedimet si po shkojnë se të tjerat i rregulloj vetë unë. Se më tha pak dhe Zamiri, pyet nje herë si po shkojnë punët, tha, se kishte taku dhe Kol Nakon dhe ai s’dinte gjë. Kur s’di dhe ai, tha, duhet të jetë shumë keq puna.
- Po ç’ke o ti, kam folë unë me doktorin, po nuk e themi planin se sy e vesh është ai i gjati. ǒke ti, një orë para ta them unë si do vejë. Aq të duhet ti, ç’do më shumë?
- Mirë o byrazer, se duhet ta dimë ore se duhet ta mbaj mirë dhe me këta të tjerët. Se po harxhojmë lek kot me këtë Blushin, po u bë marrëveshja na ikën lekat dëm byrazer. Ti kishim çu ndonjë lek këtyre të tjerëve.