Rama në Burrel: Zgjidhni Rilindjen, jo rrënimin
Kreu i opozitës kërkon rrëzimin e qeverisjes për një Rilindje Shqiptare dhe për një të ardhmë më të mirë.
Ndalesa e radhës e kryesocialistit Rama ka qenë qyteti i Burrelit ku i ka bërë thirrje të rinjve që të bashkohen për ti dhënë fund qeverisjes dhe rrënimit të mëtejshëm të rinisë shqiptare.
Sipas Ramës bashkimi me Partinë Socialiste është mundësia për një punësim real dhe për shërbime publike më të mira.
Kreu i selisë rozë shpërndau kartat e anëtarësimit për 250 të rinj të cilët iu bashkuan Partisë Socialiste. Këto deklarata Rama i bëri gjatë prezantimit të programit për “Një Rilindje Shqiptare”.