Kapet 600 gr heroinë e pastër, në pranga poseduesi

Operacioni policor i koduar “Plus”, përfundoi me arrestimin në flagrancë të shtetasit Alfred Allajbeu, 25-vjeç, lindur në Krujë në banues në Tiranë. Arrestimi i këtij shtetasi erdhi pas një hetimi 3 mujor, ndaj Allajbeut dhe bashkëpunëtorëve të tij, të cilët merreshin me shpërndarjen e heroinës së pastër.
Kapja ne flagrance e këtij, shtetasi u realizua në rrugën “Fortuzi” para shitjes së lëndës narkotike Heroine, ne lokalet pranë kësaj rruge. Ne momentin e arrestimit shtetasi Alfred Allajbeu nuk bëri rezistence ndaj Agjentëve të Policisë së Kryeqytetit. Në kuadër të këtij operacioni policor, u bë shpallja ne kërkim edhe ndaj 2 shtetasve të tjerë të dyshuar si bashkëpunëtorë të shtetasit Alfred Allajbeu, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur për shkak se hetimet vazhdojnë ende.
“Theksojmë se, ky grup ishte një ndër grupet kryesore kriminale në qytetin e Tiranës, me tendencë shpërndarje të lëndëve narkotike të llojit Heroinë, kryesisht në zonën: Bulevardi Zogu i Parë – Rruga Fortuzi – Rruga e Durrësit – Piaca”, thekson policia.
Lënda narkotike ishte e futur në një qese më mbishkrimin “Euro – Sheqer”, brenda se cilës kishte një pako ne formë paralelepipedi te mbështjellë me natriban të tejdukshëm, brenda se cilës ishte lënda e dyshuar narkotike me ngjyre dhe aromë karakteristike si ajo e llojit Heroinë. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale të “Prodhimit, mbajtjes dhe shitjes se narkotikeve”.
2012-03-11 13:37