E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Po të shtunën kam folur me z. Fried dhe biseda ka qenë miqësore dhe e hapur

Kryeministri Sali Berisha theksoi të dielën në mbrëmje, gjatë një konference për shtyp, në përgjigje të një pyetjeje të bërë nga media të kontrolluara nga opozita, se "nuk ka patur ditën e dielë, një bisedë me Nën/Sekretarin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Daniel Fried, lidhur me p/ligjin për dosjet".
Zyra e shtypit pranë Kryeministrisë njoftoi se z. Berisha ka zhvilluar ditën e shtunë, në orën 18.00 pasdite, një bisedë telefonike me Nën/Sekretarin Fried. Biseda, sipas njoftimit, është zhvilluar në një frymë të hapur dhe miqësore dhe në të është diskutuar për p/ligjin e dosjeve dhe për probleme të tjera me interes të përbashkët.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›