Roli i Partisë Demokratike në procesin e demokratizimit në Shqipëri
Dinamika e një partie
Me themelimin e Partise Demokratike te Shqiperise, tetembedhjete vjet me pare u vendos guri i pare ne ndertimin e demokracise shqipetare, e cila dhe pse me komplikacione deshmon sot pas gjashtembedhjete vjetesh nje stad te pranueshem duke pasur parasysh rrethanat e ndryshme te Shqiperise. Kjo nuk do te thote qe demokracia shqiptare sot e meriton plotesisht klasifikimin si e tille sipas modelit perendimor, por duke analizuar faktoret ekonomik, ato politikë, historikë dhe shume te rendesishem ato shoqeror rezulton qe zhvillimet demokratike ne Shqiperi kane dhene me kohe frytet e tyre. Sidomos qe mbas mbylljes se kapitullit te ’97-s, vihet re nje stabilitet politik. Provat me te dukshme te ketij stabiliteti politik jane vazhdueshmeria e sistemit politik pas zgjedhjeve te vitit 2005, dhe ftesa per antaresimin ne NATO qe per sa i perket rendesise gjeopolitike eshte ngjarja me rendesishme per historine e re te popullit shqiptar, qe mbas shpalljes se pavarësise.
Nje nga aktoret kryesore te procesit te demokratizimit ne Shqiperi eshte padyshim Partia Demokratike e cila jo vetem qe u krijua si partia e pare opozitare, por ze nje vend ne historine postkomuniste te Shqiperise si partia e pare qe krijoi qeverine jokomuniste ne vend, pas me shume se dyzetepesë vjetesh. Ky moment perben edhe stacionin e pare te tetembedhjete viteve te kesaj partie dhe karakterizohet prej disa vitesh te suksesshme te cilat kryesisht mund te quhen si te tilla per shkak te reformave te para te hartuara dhe te implementuara ne vitet 1992-1996. Stacioni i dyte dhe i trete perbehen nga perpjekja e deshtuar per hartimin e kushtetutes dhe humbja e pushtetit si pasoje e revoltes mbarekombetare e vitit 1997. Keto dy faza dhane tre sinjale: sinjali i pare ishte qe demokraci pa demokratë nuk mund te ndertohej, sinjali i dyte ishte qe kishte ardhur koha per nje ristrukturim rrenjesor te kesaj partie dhe sinjali i trete ishte domosdoshmeria e pranimit te rregullave te demokracise. Kjo e fundit do te thote qe ne nje sistem demokratik i gjithe pushteti rrjedh nga populli, kurse institucionet kane vetem te drejten e ushtrimit te tij dhe jo te pervetesimit te tij. Stacioni tjeter ne historine e Partise Demokratike ne Shqiperi përben shnderrimi i saj nga nje parti thjesht antikomuniste me nje program shume te kufizuar per koherat ku jetojme ne nje parti mbarepopullore qe kerkon te arrije jo vetem te persekutuarin politik te sistemit te kaluar, por edhe te rinjte qe kerkojne liberalizimin dhe modernizimin e shoqerise, depertimin e vlerave europiane, integrimin e vendit dhe largimin nga ekstremet destruktive te çdo lloj ngjyrimi politik. Ky shnderrim u arrit deri ne njefare mase ne harkun kohor 2001-2005 ku tregoi edhe sukseset e para ne zgjedhjet parlamentare te te njejtit vit ku Partia Demokratike doli partia me me shume mandate te fituara dhe si e tille arriti te krijoje edhe qeverine e ardhshme me nje koalicion me baze te gjere. Ndersa ne zgjedhjet e vitit 2001 PD fitoi rreth 21% te mandateve, ne vitin 2005 kjo parti arriti te mblidhte rreth 40% te mandateve ne parlament. Pas ketij momenti eshte evidentuar nje stopim i zhvillimit te metejshem te kesaj partie. Mungon nje rifreskim i saj si rreth kater vjet me pare ku theksi u vendos ne domosdoshmerine e afrimit te figurave te reja nepermjet KOP, ne prag te ketyre zgjedhjeve vihet re njefare vetësigurie, pa u perpjekur per t’i ofruar elektoratit ne pergjithesi dhe atij te pavendosur ne vecanti, produkte te reja politike qe mbarten nga individe te rinj, te suksesshem. Ndoshta struktura drejtuese e Partise Demokratike mendon se nje qeveri e suksesshme perbehet nga ministra te suksesshme dhe si te tille ato jane zgjedhja e pare. Ky konstatim mund te jete deri-diku i vetete por ne rastin e kabineteve Berisha te ketyre kater viteve jane dhe rrethanat qe ofrojne shanse te shumta per nje qeverisje te suksesshme ose me te mire se ajo e viteve 1997-2005. Se fundmi dua te shtoj edhe faktin se PD tashme i ka dhene provat e nje partie flexible ne spektrin politik dhe me dinamiken e brendshme te saj ka qene ne gjendje te vihet ne krye te proceve te rrezimit te komunizmit, te nderrimit te sistemeve apo te integrimit euro-atlantik te shqiperise. Si e tille eshte teper e domosdoshme qe kjo dinamike te coje dhe ne profilimin e qarte te kesaj partie si partia konservative e qendres se djathte, qe krijon hapesira progresi për çdo pjesëtar të shoqërisë.
Autori i shkrimit është M.A dhe kandidat për Dr. i Shkencave Politike, në universitetin gjerman të Regensburgut