E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetoja sllovene rrezikon planin kroat për në BE

Rikthehet makthi i vetos brenda Bashkimit Evropian. Qeveria sllovene po shton dozat e kërcënimit ndaj pranimit të Kroacisë në BE, por duket se rikthimi i retorikës nacionaliste do të dëmtojë më shumë Ljubjanën sesa Zagrebin

Kroacia kritikoi Slloveninë të enjten (18 dhjetor) për bllokimin e bisedimeve të saj të pranimit në BE lidhur me mosmarrëveshjen për një kohë të gjatë të kufirit midis dy vendeve por shprehu shpresë se Ljubljana do ta rikonsideronte vendimin. "Ne presim që Sllovenia të ndryshojë vendimin e saj," tha kryeministri kroat Ivo Sanader në prag të një konference ndërqeveritare në Bruksel të premten, konferencë që Zagrebi shpreson të shënojë hapjen e dhjetë kapitujve të rinj negociues dhe mbylljen e pesë të tjerëve. Kryeministri slloven Borut Pahor konfirmoi të enjten von, megjithatë se vendi i tij do të "jepte pëlqimin e vet vetëm për të hapur një kapitull dhe për të mbyllur tre," duke cituar "rezervat thelbësore" të Ljubljanës lidhur me pjesën tjetër të kapitujve në diskutim. Sllovenia argumenton se dokumentet që Kroacia ka paraqitur në Bruksel që përfshijnë harta të kufijve të diskuteshëm të tyre në det e në tokë. mund të paragjykojnë një zgjidhje për mosmarrëveshjen e tyre të kufirit. Ajo i ka kërkuar gjithashtu fqinjës së saj të shmangë përdorimin e dokumenteve të tilla në çfardo arbitrim të ardhshëm ndërkombëtar apo negocim mbi çështjen e mprehtë. Sanader e përshkroi këtë kërkesë si "të papranueshme" të enjten. Kroacia nisi bisedimet e saj të anëtarësimit me Brukselin në tetor 2005 dhe shpreson të përfundojë procesin deri nga fundi i vitit tjetër, kështu që mund të bashkohet me bllokun si anëtari i tij i 28-të deri në 2011. Ajo ka hapur deri tani 21 nga 35 kapitujt e detyrueshëm negociues, ose fusha të politikave që vendet kandidate duhet të negociojnë me sukses për të hyrë në Bashkim, me katër nga kapitujt, të mbyllur. Sanader u zotua se kjo pengesë e re në udhën e vendit të tij drejt anëtarësimit "nuk do të ngadalësojë reformat tona dhe përpjekjet tona për të mbaruar punën me qëllim që të përfundojmë bisedimet deri në fund të 2009". Duke shprehur keqardhje lidhur me zhvillimin, zëdhënësja e Komisionit Evropian (KE) Kristina Nagi tha se Franca e cila mban tani presidencën e rradhës së BE, ka investuar "përpjekje thelbësore për të gjetur një zgjidhje ndaj problemeve të ngritura nga Sllovenia". KE këmbëngul se çështjet e ndërsjellta të tilla si mosmarrëveshja e kufirit midis Kroacisë e Sllovenisë nuk mund të bëhen pjesë e bisedimeve të pranimit dhe duhet të zgjidhen në mënyrë të dyanëshme. "Ne inkurajojmë Slloveninë dhe Kroacinë të zgjidhin çështjen e hapur të kufirit në frymën e marrëdhënieve të mira fqinjësore," tha Nagi. "Ne tani kemi një numër të konsiderueshëm kapitujsh që teknikisht janë finalizuar por nuk mund të procedohen nga konferenca e pranimit". Pahor tha të enjten se vendi i tij është gati të hapë bisedime që kanë për qëllim zgjidhjen e mosmarrëveshjes së kufirit me Kroacinë. "Unë jam i përgatitur të takohem me Sanader sa më parë javën e ardhëshme," tha Pahor.
Southeast European Times

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›