Dhuna, shpallen në kërkim edhe 9 shtetas

Nëntë persona të tjerë janë identifikuar dhe pritet të arrestohen nga policia teksa janë shpallur në kërkim.
Ata akuzohen për djegie të makinave private dhe të policisë fare pranë goditës së kryeministrisë. Një grup pune nga policia, ka “shënjestruar” personat e përfshirë në djegin e 15 makinave, duke analizuar në detaje materialet e kamerave të vëzhgimit.
Gjithashtu, personat e shpallur në kërkim akuzohen edhe se kanë kundërshtuar forcat e policisë të pranishëm në vendngjarje. Emrat e tyre nuk mund të bëhen publik për të shkak se hetimet vazhdojnë për ta.
Megjithatë, këta 9 persona nuk janë të vetmit që janë përfshirë në akte vandale. Kujtojmë se policia një ditë më parë arrestoi shtetasin Gjin Ndreu, pasi gjatë vëzhgimeve me kamera rezultoi se mbante një pistoletë në brez. /S.Ll/Start/
2011-01-24 09:26