E Shtunë, 31 Tetor 2026

Demonstrata Ambasadorët tek Berisha

TIRANE-Një ditë pas takimit me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi, ambasadorët e vendeve të BE dhe ambasadori i Shteteve te Bashkuara te Amerikes të akredituar në Shqipëri po zhvillojnë një takim me Kryeministrin Sali Berisha në selinë e qeverisë.
Sot ne mesdite para deres kryesore te selise se kryeministrise u pane ambasadoret qe kane hyre nje nga nje ne godinen qeveritare. Burime zyrtare nga kryeministria pohojne takimin dhe shprehen se Berisha sapo ka takuar sot Ambasadorët e BE-së dhe SHBA-së për të diskutuar rreth rikthimit të dialogut mes forcave politike në vend.

Berisha po zhvillon sot takime me Kreun e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Etore Sekui, dhe me Ambasadorin e SHBA-së Aleksandër Arvizu, ambasadorien e Britanisë së Madhe, Fiona McIlwham, ambasadori italian, Sabah D'Elia, ambasadori i Danimarkës, Karsten Ankjaer Jensen si dhe me Ambasadori n ei OSBE-së në Tiranë, Eugen Volfart. Në takim marrin pjesë dhe Ministri I Brendshëm Lulzim Basha dhe ai i Mbrojtjes, Arben Imami.

Takimi vjen pak orë pasi Ambasada e BE në Tiranë mblodhi në një tryezë ambasadorët e saj në Tiranë, ku diskutoi për situatën politike në Shqipëri.

Pas demonstratës së 21 Janarit, ambasadorët kanë qënë në lëvizje dhe në takime me politikanë shqiptarë. Takimi me kryeministrin Berisha vjen në vazhdën e takimeve të ditës së djeshme ku ambasadorët kanë takur presidentin Bamir Topi ku kanë diskutuar për rëndësinë e stabilizimit sa më shpejt të situatës së rëndë dhe rikthimin e rendit publik si dhe rivendosjen e menjëhershme të dialogut politik institucional.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›