Rama: Krimi qeveritar vrau 3 burra të mirë protestë më 28 Janar
FIER-Kryesocialisti Edi Rama njoftoi sot nga Fieri gjate ceremonisë mortore të një prej viktimave të demonstratës se 21 Janarit, se një protestë tjeter popullore do të mbahet më 28 Janar në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë. Rama me pas nderoi figuren e Faik Myrtaj dhe 2 viktimave te tjera, Ziver Veizi dhe Hekuran Deda, qe u vrane ne demonstrate.
“Ceremonia mortore e Faik Myrtaj, e treta ceremoni mortore për këto 3 viktima. Më lejoni që fjalët e duhura për këto 3 viktima të krimit qeveritar t'i shpreh në ditën e Premte (28 Janar) ora 14:00 në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ku të gjithë shqiptarët e shqiptaret që dënojnë dhunën dhe krimin qeveritar dhe që dëshirojnë të nderojnë kujtimin e këtyre 3 shqiptarëve të jashtëzakonshëm, për më shumë punë dhe për më shumë shpresë dhe për më shumë perspektivë për fëmijët e tyre që sot janë jetimë, të gjendemi të gjithë bashkë. Kjo është një ftesë për ju, për të gjithë ata që duan rrugën pakthim drejt një Shqipërie ku gjithsecili të ndjehet i lirë dhe ligji të jetë 1 për të gjithë”, u shpreh Rama pas homazheve që zhvilloi për Faik Myrtaj i vrarë me armë zjarri në demosntratën e 21 Janarit.
Rama deklaroi se në demonstratën e 21 Janarit krimi qeveritar vrau 3 baballarëme nga 3 fëmijë secili, 3 burra të mirë prej vitesh ishin të papunë.
Pas fjalës së Ramës dhe një minutë heshtje përfunduan homazhet në nderim të Myrtajt, 53 vjec në teatrin “Bylis” të Fierit dhe trupi i tij u nis drejt banesës së fundit.
(d.b/BalkanWeb)