E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Presidenti të zbatojë me korrektësi ligjet

“Unë mendoj se ligji themelor i vendit ka të përcaktuara të gjitha kompetencat, të drejtat e Presidentit të Republikës dhe i ka shumë mirë të përcaktuara. A mund të ketë ligj për presidencën? Shumica e vendeve e kanë.

Por, nga ana tjetër, dua të theksoj se detyrimet kushtetuese janë më eprore, se të gjitha detyrimet e tjera ligjore. Pra, në qoftë se parlamenti funksion mbi bazën e një ligji, sepse ka një veprimtari të përditshme, të gjerë, të shumëllojtë, Presidenti funksionon mbi bazën e përcaktimeve kushtetuese”, është shprehur Berisha.

Kreu i qeverisë shtoi se “zbatimi i tyre me korrektesë është ligji më i mirë për presidencën e vendit. Unë, natyrisht, ndjek me interes iniciativat e deputetëve. Qeveria vetë nuk ka ndërmend të marrë ndonjë nismë që të bëjë ligjin për presidencën. Kemi axhenda të tjera. Deputetë, po të duan, mund ta bëjnë”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›