Komisioni hetimor, Berisha: Do respektoj rezolutën e PE-së

Kryeministri Berisha në një konferencë për shtyp nga Himara është shprehur në lidhje me komisionin hetimor për zgjedhjet se ai i mbetet gërmë për gërmë rezolutës së Parlamentit Europian.
"Rezoluta përcakton qartë se çfarë duhet të hetohet dhe unë i qëndroj plotësisht asaj, i qëndroj plotësisht ligjeve dhe kushtetutës së vendit. Shqipëria nuk mund të bëhet dhe zhbëhet. Shqipëria bëhet vetëm duke respektuar ligjet dhe Kushtetutën e saj dhe përmirësuar ato, jo duke i shkelur. Mendoj se rezoluta ka përcaktuar qartësisht hetimin e materialeve të votimit dhe nëse e keni ndjekur, ju duhet ta dini ka pasur ndonjë deputet të thekur të majtë që kërkoi më shumë, por 547 deputetë europianë votuan për materialet e votimit, të cilat nuk përfshijnë fletët e votimit. Të gjitha të tjerat, çka është në kuadrin ligjor, çka është në kuadrin kushtetues, qëndroj plotësisht i vendosur të bashkëpunoj me opozitën" theksoi Berisha.
Ndërsa për sa i përket situatës politike në vend dhe nëse do të merren vendime të rëndësishme përsa i përket integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian kryeministri Berisha theksoi se vjeshta do të jetë një nga vjeshtat më të bardha dhe më të bukura në historinë e shqiptarëve.
"Shqiptarët do të gëzojnë vendimin e Bashkimit Europian për të lëvizur të lirë në mbarë Europën. Dua të theksoj se kjo përbën një arritje të pritur, ndofta mbi 150 vjet. Këtë, qytetarët e këtij vendi e kanë pritur prej kohësh. Këtë vjeshtë, ky problem merr përgjigjen më të shkëlqyer dhe unë gjykoj se nuk ka arritje më të madhe në rrafshin e lirisë, pas përmbysjes së diktaturës, sesa kjo. Liria e lëvizjes së shqiptarëve nuk kufizohet më vetëm në territorin e këtij vendi, por ridimensionohet në të gjithë territorin europian. Kjo do të jetë vjeshta për shqiptarët" shtoi më tej kryeministri.
Ndërkohë duke iu referuar ligjit organik për Presidentin e Republikës kryeministri Berisha ka theksuar se ligji themelor i vendit ka të përcaktuara të gjitha kompetencat, të drejtat e Presidentit të Republikës dhe i ka shumë mirë të përcaktuara.
"Shumica e vendeve e kanë një ligj për presidentin. Por, nga ana tjetër, dua të theksoj se detyrimet kushtetuese janë më eprore, se të gjitha detyrimet e tjera ligjore. Pra, në qoftë se parlamenti funksion mbi bazën e një ligji, sepse ka një veprimtari të përditshme, të gjerë, të shumëllojtë, Presidenti funksionon mbi bazën e përcaktimeve kushtetuese. Zbatimi i tyre me korrektesë është ligji më i mirë për presidencën e vendit. Unë, natyrisht, ndjek me interes iniciativat e deputetëve. Qeveria vetë nuk ka ndërmend të marrë ndonjë nismë që të bëjë ligjin për presidencën. Kemi axhenda të tjera. Deputetë, po të duan, mund ta bëjnë" shtoi më tej kryeministri Berisha.