E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Prioritet kryesor i qeverisë së ardhshme janë Shqipëria Europiane dhe reformat

Kryeministri Sali Berisha në një intervistë për radion Deutsche Ëelle u shpreh se "prioritetet kryesore të qeverisë së ardhshme janë Shqipëria europiane dhe reformat".

Në intervistën e tij Kryeministri Berisha u ndal në ecurinë e procesit zgjedhor të 28 qershorit, ankesat e opozitës, si dhe prioritetet kryesore të qeverisë së ardhshme. I pyetur për vendimin e fundit të Komisonit Europian, për vendet që do të nisin procedurat për heqjen e vizave drejt hapësirës Shengen, ai e përshëndeti vendimin e KE-së, si një zhvillim shumë pozitiv, jo vetëm për qytetarët e atyre vendeve, por për të gjithë rajonin. "Sa për Shqipërinë është fakt i pamohueshëm që në disa drejtime kemi vonesa si në pasaportat biometrike dhe në plotësimin e ndonjë kushti tjetër. Këto kërkesa nuk janë penalizuese, as diskriminuese. Përkundrazi kërkohet arritja e disa standardeve për Shqipërinë. Tani po përpiqemi të pajisim qytetarët e Shqipërisë me pasaporta biometrike. Nëse më pyet: A prisja që Shqipëria të përfshihej në listën e parë krahas Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë? Do të përgjigjem jo - nuk e prisja. Kjo sepse jemi ende me proces zgjedhor të papërfunduar dhe ende nuk ka përfunduar pajisja me pasaporta biometrike", theksoi Kryeministri. Për lëtë qëllim  Shoh një qëndrim objektiv të KE-së dhe më mbetet të punoj për të plotësuar të gjitha kërkesat për lëvizjen e lirë.

Duke u ndalur tek përfundimi i procesit zgjedhor dhe nxjerrja e rezultatit përfundimtar të tij, Kryeministri vlerësoi se këto janë zgjedhjet që ankesat janë shqyrtuar në kohë rekord, po kështu edhe nxjerrja e rezultatit paraparak. Përsa i takon prioriteteve të bashkëqeverisjes së ardhshme mes PD-së e LSI-së, kryeministri pohon se do të jetë tërësia e reformave të gjithanshme, ato që do ta afrojnë Shqipërinë me vendet e BE-së. "Ky është projekti më ambicioz që kemi paraqitur ndonjëherë, por tërësisht i realizueshëm. Rruga e realizimit janë reformat, reformat dhe përsëri reformat. Ato nisin që tek zgjerimi i të drejtave dhe lirive të qytetarëve shqiptarë, konsolidimit të institucioneve, pavarësisë së sistemit gjyqësor, rinovimit të plotë të infrastrukturës, zgjerimit të lirisë së tregut etj", theksoi z. Berisha. 

I pyetur rreth pranisë gjermane në progresin e deritanishëm të projektit europian të Shqipërisë, Kryeministri u përgjigj se "marrëdhëniet me Gjermaninë janë të shkëlqyera. Ndihma që Gjermania i ka dhënë Shqipërisë është më e madhja për frymë të popullsisë, një ndihmë prej rreth 860 milionë eurosh. Por, kjo ndihmë është konvertuar në qindra projekte me efikasitet të plotë, që përfshijnë të gjitha fushat me rëndësi për jetën si ujrat e zeza, furnizimi me ujë, energji, bujqësia, ndërtimi i rrugëve, etj. Nuk ka asnjë fushë të jetës ku Gjermania të mos ketë adresuar ndihmën e saj. Nëse ka një vend ku ndihma gjermane është histori e vërtetë suksesi kjo është Shqipëria. Në këto 4 vjet marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Gjermanisë do të njohin zhvillime të mëtejshme" 

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›