E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perplasje post zgjedhore ne Keshillin Bashkiak

Zgjedhjet parlamentare, standartet dhe koalicionet postzgjedhore mbizoteruan debatet ne mbledhjen e pare te Keshillit Bashkiak pas 28 qershorit. Kryekeshilltari demokrat Ferdinand Poni, mbrojti tezen se zgjedhjet ishin sipas standarteve dhe e cilesoi koalicionin PD-LSI, si koalicionin e Evropes. Ai ka kerkuar edhe qe Edi Rama te largohet nga bashkia dhe Partia Socialiste, sepse sipas tij perdori asetet e bashkise ne fushate. E menjehershme ishte pergjigjia e socialisteve me ane te Besnik Barajt, i cili i kujtoi Ponit patericen me te cilen qendron ne kembe Partia Demokratike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›