E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiperia përzgjidhet anëtare e Komitetit Përgatitor të Konferencës Botërore të Kryeparlamentarëve

Kryeparlamentarja Topalli merr pjesë në takimin e parë të Komitetit Përgatitor për Konferencën e 3-të Botërore të Kryeparlamentarëve 

Shqipëria për herë të pare, bëhet pjesë e Komitetit Përgatitor për Konferencën e Tretë Botërore të kryetarëve të parlamenteve, që pritet të mbahet në 2010. Sipas zyrës së shtypit të Kuvendit, nën drejtimin e presidentit të Unionit Ndërkombëtar Parlamentar(IPU), Theo-Ben Gurirab, u zhvillua në Gjenevë më 16 dhe 17 Korrik  takimi i parë i Komitetit Përgatitor për Konferencën e Tretë Botërore të kryetarëve të parlamenenteve, që do të  mbahet në 2010-n, ku mori pjesë dhe kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli.  Anëtarët e Komitetit Përgatitor ndanë të njëjtin mendim se kjo konferencë duhet të shënojë një etapë  të re në bashkëpunimin ndërparlamentar, me synim kthimin e IPU-së në një organizatë eficente ndërkombëtare në shërbim të të gjithë  parlamenteve kombëtare.  Ata theksuan se vëmendje të veçantë duhet t’i kushtohet krijimit të një partnershipi dhe kooperimi strategjik ndërmjet IPU-së dhe OKB si dhe të përpunohet ideja dhe mundësia e krijimit të një asambleje parlametare pranë OKB. Kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli, në një nga ndërhyrjet e saj, tha se e sheh institucionin e  parlamentit si aktor dhe faktor kryesor, si institucionin e vetëm përfaqësues të sovranit në misionin e ligjbërjes. Kryeparlamentarja shqiptare shfrytëzoi këtë tryezë për t’i paraqitur IPU-së kërkesën që Parlamenti i Kosovës të bëhet pjesë sa më parë e kësaj organizate dhe të mundësohet prania e kryeparlamentarit të Kosovës në Konferencën e tretë botërore të kryetarëve të parlamenteve. Po nga kjo tryezë, Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli i kërkoi homologëve të saj,  të njohin dhe të lobojnë për njohjen sa më të  shpejtë të Kosovës për të inkurajuar një rajon në përpjekjet  bashkëpunuese për integrim. Homologet e Brazilit, të Indonezisë, të  Afrikës së  Jugut, etj, u zotuan se do ta trajtojnë me përparësi në axhendën e tyre.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›