E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Prioritet turizmi

Kryeministri Sali Berisha e ka vënë theksin tek turizmi dhe zgjedhjet lokale gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.

Kreu i qeverisë ka theksuar se pavarësisht impenjimit maksimal për zgjedhje të lira dhe të ndershme, ekzekutivi duhet të jetë i përqëndruar edhe në zhvillimin turistik të vendit.

Ai ka propozuar heqjen e taksave për turizmin në zonat malore, me qëllim zhvillimin e këtij sektori.

“Dy janë elementët kryesorë të këtij viti. Zgjedhjet vendore dhe turizmi. Përpjekjet tona do të jenë totale për një proçes total të lirë dhe të ndershëm. Jam i vendosur dhe i sigurtë se qytetarët shqiptarë do të vojnë të lirë. Zgjedhjet lokale komplikojnë në një masë të caktuar përgatitjet për sezonin turistik, pasi është e pashmangshme që përqëndrimi më madhor i të gjitha qeverive vendore dhe drejtuesve qëndrorë të partive politike të jetë të fushata. Kemi përqëndrimin e mjaftueshëm për të qëndruar në parapërgatitjet për sezonin turistik të vitit 2011 që do të jetë më i shkëlqyeri dhe më i madhi që ka njohur Shqipëria”, tha Berisha.

“Do bëhet një ndarje e ministrave që do të kenë detyrë një bashkëpunim të ngushtë me qeverinë vendore. Secili nga ministrat do të ketë në ngarkim një zonë turistike”, shtoi ai.

“Zonat malore të jenë të parjashtuara tërësisht nga taksat. Duhet të bëjmë çdo gjë që ta kthejmë në vlerë. Ta përjashtojmë nga taksat për një 5 vjeçar sepse turizmi malor në Shqipëri pothuajse nuk ekziston as edhe si traditë”, theksoi Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›