Rama Meta prasi i kapur ne doren e Berishes

TIRAN - Kreu i opozites Edi Rama reagoi dje pas seances se fundit parlamentare pergjate se ciles Kryeministri Berisha shau dhe ofendoi ate dhe nje pjese te mire te deputeteve te opozites.
Rama theksoi se veprime te tilla si vjedhjet e pasurise e te fondeve publike dalja ne shesh e disa te vertetave rreqethese te korrupsionit po e fusin perdite e me thelle kryeministrin ne konflikt me popullin. Gjate fjales se tij kreu i opozites gjithashtu theksoi se kreu i qeverise nuk po ben zgjidhjen e duhur pas skandalit me videon e ish-zevendesit te tij por perkundrazi eshte duke provokuar publikun.
I ashtuquajturi kryeminister po riben llogarine e gabuar qe beri kur u kap ne flagrance me Suden duke mos zgjedhur rrugen e zgjidhjes politike por rrugen e provokimit te popullit qe kete here e ka kapur ne flagrance me Ilir Meten. Saliu po vazhdon te provokoje madje perdite e me rende me trashe me paturpesisht popullin e tere duke mos dashur te pranoje se Ilir Meta eshte prasi i kapur ne doren e tij dhe duke iu sulur opozites si i marre me prasin ne dore - tha Rama.
Me tej Rama iu referua edhe diskutimit te bere nje nate me pare nga Kryeministri Berisha gjate te cilit ai iu kerkoi disa here deputeteve te opozites te zhvisheshin ne sallen e Kuvendit duke marre shembullin e kryetarit te tyre. Sipas tij keto fjale te Kryeministrit ishin thirrja me e forte per te ftuar popullin ne demonstrate me date 21 janar per tia hequr atij pushtetin nga dora.
Marrosja e mbremshme e Saliut qe fliste percart per plazhe duke iu kerkuar deputeteve te zhvisheshin lakuriq madje te binin edhe grate e tyre para tij ishte ne te vertete thirrja me e forte me e thelle me jehuese per popullin ne demonstrate jo per te mbeshtetur PS-ne apo sjelle opoziten ne pushtet me demonstrata po per ti hequr pushtetin e popullit nga duart nje kusari te dale duarsh.
Kjo qeveri e marre fund duhet te largohet dhe ky i ashtuquajtur kryeminister qe ka vjedhur votat qe drejton nje qeveri kusaresh e matrapazesh me bllokun e piste te plackitjeve ne dore qe del mendsh sa here del perballe opozites duhet ti jape zgjidhje politike nje situate qe rrezikon te dale jashte kontrollit te politikes pavaresisht vullnetit tone te palekundur per te mbajtur aksionin tone politik brenda kufijve te rolit tone kushtetues - vijoi Rama.
Me tej Kryetari i PS-se u ndal edhe tek demonstrata qe pritet te zhvillojne partite opozitare me date 21 janar. Sipas tij deri me tani opozita ka kerkuar zgjidhje politike te krizes e cila duket se nuk ka gjasa te ndodhe por opozita nuk mund ta pengoje popullin te marre ne dore fatin e tij ne nje kohe kur Kryeministri nuk kryen detyren e tij por eshte kthyer ne nje kumbar kusarish e matrapazlleqesh.
Gjendja eshte e rende zgjidhja eshte e thjeshte. Koalicioni i Turpit nuk mund te jete me qeveria e shqiptareve. Saliu duhet ta deklaroje te mbyllur aventuren e ketij koalicioni qe Shqiperia smund e sdo ta mbaje dot ne kurriz edhe sikur te gjithe ne partite politike ti lutemi popullit shqiptar ta beje kete sakrifice - tha Rama.