E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta akuzon Priftin per koncesionin e Gostimes

Kryetari i LSI-se ka publikuar dje nje shkrese ku ish-ministri Prifti ka kerkuar qe te vazhdohen procedurat


TIRAN - Kryetari i LSI-se Ilir Meta ka pohuar dje se ceshtja e 7 dhe 700 te permendura ne videon e regjistruar nga Dritan Prifti jane sajesa te ketij te fundit. Sipas tij Gjykata e Apelit i kishte dhene te drejte firmes qe kerkonte te merrte koncesionin dhe Prifti e dinte kete gje.


Dokumenti eshte nisur ne daten 5 janar 2010 nga perfaqesuesit e kompanise ne Ministrine e Ekonomise eshte protokolluar ne 3 shkurt dhe memo e cila ne 5 shkurt mban disa shenime ku eshte edhe shenimi i ish-ministrit per kete kerkese per zbatimin e vendimit te Gjykates se Apelit per vazhdimin e procedurave - tha Meta.


Ai ka lexuar edhe nje pjesa nga letra ku thuhet Zoti Minister u mbushen tre vjet qe kjo shoqeri eshte angazhuar dhe po investon konform ligjit per ndertimin me koncesion te HEC-eve mbi lumin Gostime-Shushice-Elbasan. Investimi dhe shpenzimet e kryera deri tani nga aksioneret e shoqerise e kalojne shifren 700 mije euro.


Sipas Metes aty ndodhet edhe vendimi i Apelit i cili mban daten 10 shtator 2009. Kreu i LSI-se ka paraqitur edhe nje shkrese ku pretendon se Dritan Prifti ka urdheruar sekretarin e pergjithshem te ministrise te vazhdoje proceduren me kete koncesion sepse kompania ka fituar gjyqin. Z. Kraja keta kane fituar gjyqin.


Te procedojme per tia vazhduar. Kjo eshte firma e shkurtuar qe ai perdorte ne shenimet qe bente ne memo te tilla. Me pare ka nje tjeter shenim ne kete kartele shoqeruese i bere nga zevendesministri drejtues ish-Drejtorit te Drejtorise perkatese te asaj kohe. Z. Thomai pergatisni nje memo mbi kete ankese.


Perse nuk po veprohet sipas ligjit - tha dje Meta. Ai shpjegoi se nderhyrja e tij ka qene per zbatimin e ligjit per zbatimin e vendimit sikurse ka bere vete ish-ministri Prifti. Meta ka kundershtuar dje edhe kryetaren e Gjykates se Larte duke thene se ajo nuk ka lidhje me ceshtjen.


Ky vendim nuk eshte apeluar nga askush me pas ne Gjykaten e Larte dhe Gjykata e Larte nuk ka pasur asnje ceshtje ne kete pune. Dhe provokimi i tij per Gjykaten e Larte ka qene teresisht i qellimshem - tha Meta. Nderkohe kryetarja e Gjykates se Larte ka pohuar disa dite me pare se vendimi ne fjale eshte kundershtuar dhe ceshtja ndodhet momentalisht ne Gjykaten e Larte.


Sipas saj vendimi i Apelit eshte marre me 18 qershor 2010. Te dyja keto deklarata kundershtojne njera-tjetren dhe te dyja palet kryetarja e Gjykates se Larte Shpresa Becaj dhe kryetari i LSI-se Ilir Meta pretendojne se thone te verteten.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›